Recipe Book

Tava e zezë pjekjeje, e lyer me yndyrë,
me diametër 28 cm
Metoda:
Hidhni miellin, vajin e ullirit dhe kripën në një
tas për përzierje dhe punojeni masën që të
ngjajë si thërrime buke. Shtoni ujin dhe
punoni brumin. Futeni masën e brumit në
frigorifer për disa orë.
Në fund shtroni brumin dhe vendoseni në
një tavë të zezë për pjekje të lyer nga
poshtë me yndyrë. Shpojeni fundin me një
pirun.
Hidhni 1 lugë gjelle vaj ulliri në një tigan.
Qëroni qepët, pritini në feta të holla dhe
skuqini në vaj për rreth 30 minuta të
mbuluara me kapak në tigan. Hidhini kripë
dhe piper dhe përzieni 1/2 luge kafeje
majdanoz të grirë.
Lërini qepët të ftohet paksa, pastaj shtroni
brumin.
Pastaj hapni djathin "ricotta" dhe djathin e
dhisë mbi të dhe shtoni ullinj. Hidhni sipër
1/2 lugë kafeje trumzë të grirë.
Për të përgatitur mbushjen, përzieni së
bashku vezët dhe ajkën. Hidheni mbushjen
mbi pite.
Koha në furrë: 45 minuta
Pozicioni i raftit: 1
Cheese Flan
Përbërësit:
1,5 shtresa brumi origjinale zvicerane për
torta ose brumë me peta (i hapur me
kënde të drejta)
500 g djathë Emmental i grirë
•200 ml ajkë
•100 ml qumësht
•4 vezë
kripë, piper dhe arrë moskat
Metoda:
Vëreni brumin në një tavë të lyer mirë me
yndyrë. Shpojeni brumin mirë gjithkund me
një pirun.
Shpërndani njëtrajtësisht mbi brumë copat
e djathit. Përzieni ajkën, qumështin dhe
vezët dhe hidhini kripë, piper dhe arrë
moskati. Përziejeni mirë sërish dhe
derdheni masën sipër djathit.
Koha në furrë: 40 minuta
Pozicioni i raftit: 1
Cheese Pastry
Përbërësit:
400 g djathë i bardhë
2 vezë
3 lugë gjelle majdanoz të gri
piper i zi
80 ml vaj ulliri
375 g brumë petash
Metoda:
Përzieni djathin e bardhë, vezët,
majdanozin dhe piperin. Mbulojeni brumin e
petave me një leckë të lagur që të mos
thahet. Vendosni 4 peta mbi njëra tjetrën,
duke e lyer secilën me pak vaj.
Ndajeni brumin në 4 shirita, secili nga 7 cm
i gjatë.
Hidhni 2 lugë gjelle të mbushura plot me
përzierjen e djathit në njërin cep të çdo
shiriti dhe pastaj paloseni diagonal për të
formuar një trekëndësh.
Vendoseni me faqen poshtë mbi një tavë
pjekjeje dhe lyejeni me vaj.
Koha në furrë: 25 minuta
Pozicioni i raftit: 2
White Bread
Përbërësit:
1000 g miell
1 copë maja birre të njomë ose 2 paketa
maja birre të thatë
650 ml qumësht
15 g kripë
Të tjera:
Tavë pjekjeje e lyer me yndyrë ose e
veshur me letër për pjekje
Metoda:
Hidhni miellin dhe kripën në një tas të
madh. Majanë e birrës treteni në qumësht
të vakët dhe hidheni te mielli. Të gjithë
përbërësit përziejini në një masë brumi. Në
varësi të cilësisë së miellit, mund të
nevojitet pak më shumë qumësht për ta
bërë brumin të punueshëm.
Lëreni brumin që të vijë derisa të dyfishojë
volumin.
Ndajeni brumin në dy copa, bëni dy forma
të gjata buke dhe vendosini në tavën e
pjekjes ku fundi të jetë lyer me yndyrë ose
është mbuluar me letër gatimi.
Lërini përsëri copat e bukës që të vijnë me
gjysmën e volumit të tyre.
18
www.electrolux.com