Recipe Book

Para pjekjes, lyejini pak me miell bëni 3 - 4
prerje diagonale me një thikë të mprehtë,
minimumi 1 cm të thellë.
Koha në furrë: 55 minuta
Pozicioni i raftit: 2
Farmer Bread (bukë e zezë thekre
të ashpër)
Përbërësit:
500 g miell gruri
250 g miell thekre
15 g kripë
1 pako të vogël maja birre të thatë
•250 ml ujë
•250 ml qumësht
Të tjera:
Tavë pjekjeje e lyer me yndyrë ose e
veshur me letër për pjekje
Metoda:
Vëreni miellin e grurit, miellin e thekrës,
kripën dhe majanë e thatë të birrës në një
tas të madh.
Përzieni ujin, qumështin dhe kripën dhe
shtojeni përzierjen te mielli. Të gjithë
përbërësit përziejini në një masë brumi.
Lëreni brumin që të vijë derisa të dyfishojë
volumin.
Jepini brumit formën e një buke të gjatë
dhe vendoseni në tavën e pjekjes, e cila
është lyer me yndyrë ose është mbuluar
me letër gatimi.
Lëreni bukën sërish të vijë edhe një herë sa
gjysma e volumit. Përpara se ta piqni lyejeni
brumin me pak miell.
Koha në furrë: 60 minuta
Pozicioni i raftit: 1
Russian Cake
Përbërësit për brumin:
250 g miell spelte
250 g gjalpë
250 g gjizë me pak yndyrë
•kripë
Përbërësit për mbushjen:
1 kokë e vogël lakre të bardhë (400 g)
50 g pastërma derri
2 lugë gjalpë të kulluar
kripë, piper dhe arrë moskat
3 lugë gjelle salcë kosi
2 vezë
Të tjera:
Tavë për pjekje me letër për furrë
Metoda:
Përzieni miellin e speltës, gjalpin, gjizën me
pak yndyrë dhe pak kripë sa të bëhet një
masë brumi dhe vendoseni në frigorifer.
Priteni lakrën e bardhë në shirita të hollë.
Pritni pastërmanë në kubikë të vegjël dhe
skuqeni në gjalpin e kulluar. Shtoni lakrën
dhe skuqeni pak deri sa të jetë zbutur.
Hidhini kripë, piper dhe arrë moskati dhe
shtoni salcën e kosit.
Vazhdoni ta trazoni deri sa i gjithë lëngu të
ketë avulluar.
Zieni fort vezët, ftohini dhe pritini në kubikë,
përziejini me lakrën dhe lëreni të ftohet.
Hapeni brumin dhe priteni në formë
rrathësh me diametër 8 cm.
Vendosni pak nga materiali mbushës në
mes të secilit rreth dhe paloseni. Mbyllini
anët duke i ngjeshur me një pirun.
Vendosni pirozhkën në një tavë pjekjeje të
shtruar me letër gatimi dhe lyejeni me të
verdhë veze.
Koha në furrë: 20 minuta
Pozicioni i raftit: 2
CASSEROLES/GRATINS
Lasagne
Përbërësit e salcës me mish:
100 g pastërma me pak dhjamë
•1 qepë
•1 karotë
100 g selino
2 lugë gjelle vaj ulliri
400 g mish i grirë (përzierje mish lope e
mish derri)
100 ml lëng mishi
1 kuti e vogël konserve domatesh të
grira (rreth 400 g)
rigon, trumzë, kripë dhe piper
Përbërësit e salcës beshamel:
75 g gjalpë
50 g miell
600 ml qumësht
kripë, piper dhe arrë moskat
Vendosni së bashku me:
3 lugë gjelle gjalpë
250 g petë lazanje jeshile
SHQIP 19