Recipe Book

50 g djathë parmixhano, i grirë
50 g djathë i butë, i grirë
Metoda:
Me një thikë të mprehtë hiqni nga
pastërmaja lëkurën dhe kërcet dhe priteni
në copa të vogla. Qëroni qepën dhe
karotën, pastroni selinon dhe prijini hollë
gjitha zarzavatet.
Nxeheni vajin në një enë, hidhni aty
pastërmanë dhe zarzavatet e prera hollë
dhe skuqini duke i përzier.
Hidhni gradualisht mishin e grirë, skuqeni
duke e përzier dhe shuajeni me lëngun e
mishit. Hidhini ragusë me mish pure
domatesh, erëza, kripë dhe piper dhe lëreni
të ziejë e mbuluar për 30 minuta me
nxehtësi të ulët.
Ndërkohë përgatisni salcën e beshamelit:
Shkrini gjalpin në një tigan, shtoni miellin
dhe skuqeni deri sa të bëhet ngjyrë të
verdhë, duke e trazuar vazhdimisht. Shtoni
gradualisht qumështin, duke e përzier
vazhdimisht. Hidhini beshamelit kripë, piper
dhe arrë moskati dhe lëreni të ziejë të
zbuluar për rreth 10 minuta.
Lyeni me 1 lugë gjelle gjalpë një tavë
pjekjeje të madhe me kënde të drejta.
Shtroni në mënyrë të alternuar në tavë një
shtresë petë, ragu mishi, salcë beshameli
dhe djathë të grirë. Shtresa e fundit duhet
të jetë një shtresë salcë beshameli me
copa djathi mbi të. Pjesën e mbetur të
gjalpit vëreni në copa të vogla mbi gatesë.
Koha në furrë: 55 minuta
Pozicioni i raftit: 2
Cannelloni
Përbërësit për mbushjen:
50 g qepë, të prera
30 g gjalpë
350 g spinaq, i prerë
100 g krem gatimi
200 g salmon i freskët, i prerë në kubikë
200 g sharrmak Nili, i prerë në kubikë
150 g karkaleca deti
150 g midhje të qëruara
kripë, piper
Përbërësit e salcës beshamel:
75 g gjalpë
50 g miell
•500 ml qumësht
100 g salmon i tymosur
kripë, piper dhe arrë moskat
Vendosni së bashku me:
1 pako kaneloni
50 g djathë parmixhano, i grirë
150 g djathë, i grirë
40 g gjalpë
Metoda:
Hidhni qepët e grira dhe gjalpin në një tigan
dhe skuqini ngadalë derisa të bëhen
transparente. Shtoni spinaqin e grirë dhe
lëreni në zjarr për pak kohë. Shtoni kremin
e gatimit, përziejeni dhe pastaj lëreni të
ftohet.
Ndërkohë përgatisni salcën e beshamelit:
Shkrini gjalpin në një tigan, shtoni miellin
dhe skuqeni deri sa të bëhet ngjyrë të
verdhë, duke e trazuar vazhdimisht. Shtoni
gradualisht qumështin, duke e përzier
vazhdimisht. Hidhini beshamelit kripë, piper
dhe arrë moskati dhe lëreni të ziejë të
zbuluar për rreth 10 minuta.
Hidhni te spinaqi i ftohur salmonin,
sharrmakun, karkalecat, midhjet, kripën e
piperin dhe përziejini të gjitha bashkë.
Lyeni me 1 lugë gjelle gjalpë një tavë
pjekjeje të madhe me kënde të drejta.
Mbushini kanelonit me përzierjen e spinaqit
dhe vendosini në tavën e pjekjes. Hidhni
salcë beshameli midis çdo radhe të roleve
me kaneloni. Shtresa e fundit duhet të jetë
një shtresë salcë beshameli me copa djathi
mbi të. Pjesën e mbetur të gjalpit vëreni në
copa të vogla mbi gatesë.
Koha në furrë: 55 minuta
Pozicioni i raftit: 2
Potato Gratin
Përbërësit:
1000 g patate
1 lugë kafeje kripë secila, piper dhe arrë
moskat
2 thelpinj hudhra
200 g djathë i grirë
200 ml qumësht
•200 ml ajkë
4 lugë gjelle gjalpë
Metoda:
Qëroni patatet, pritini në feta të holla, thajini
dhe pastaj lyejini me kripë dhe erëza.
Fërkoni me një thelb hudhër tavën
zjarrduruese të pjekjes dhe më pas lyejeni
me pak gjalpë.
20
www.electrolux.com