Recipe Book

Shpërndani në tavë gjysmën e fetave të
patateve të lyera me erëza dhe më pas
shtroni pak djathë të grirë mbi to. Shtroni
mbi djathin pjesën e mbetur të fetave të
patateve dhe shpërndani përsëri mbi to
pjesën e mbetur të djathit të grirë.
Grini thelbin e dytë të hudhrës dhe rriheni
së bashku me qumështin dhe ajkën. Hidhni
mbi patate masën e përgatitur dhe pastaj
shpërndani mbi sipërfaqe pjesën e mbetur
të gjalpit.
Koha në furrë: 65 minuta
Pozicioni i raftit: 2
Moussaka
Përbërësit:
1 qepë të gri
vaj ulliri
1,5 kg mish i grirë
1 kavanoz me domate të grira (400 g)
50 g djathë Emmental i grirë
4 lugë gjelle me thërrime buke
kripë e piper
kanellë
1 kg patate
1,5 kg patëllxhanë
•gjalpë për të skuqur
Përbërësit e salcës beshamel:
75 g gjalpë
50 g miell
•600 ml qumësht
kripë, piper dhe arrë moskat
Vendosni së bashku me:
150 g djathë Emmental i grirë
4 lugë gjelle thërrime buke
50 g gjalpë
Metoda:
Skuqni qepët e grira në pak vaj ulliri, dhe
pastaj shtoni mishin e grirë dhe kaurdisini.
Shtoni domatet e grira, djathin Emmental të
grirë dhe thërrimet e bukës, trazojini mirë
dhe lërini derisa të fillojnë të ziejnë. Më pas
hidhni kripë, piper dhe kanellë dhe hiqeni
nga vatra e zjarrit.
Qëroni patatet dhe pritni në feta 1 cm të
trasha, lani patëllxhanët dhe pritini në feta 1
cm të trasha.
Thajini të gjitha fetat me letër kuzhine. Më
pas skuqini në një tigan me shumë gjalpë.
Ndërkohë përgatisni salcën e beshamelit:
Shkrini gjalpin në një tigan, shtoni miellin
dhe skuqeni deri sa të bëhet ngjyrë të
verdhë, duke e trazuar vazhdimisht. Shtoni
gradualisht qumështin, duke e përzier
vazhdimisht. Hidhini beshamelit kripë, piper
dhe arrë moskati dhe lëreni të ziejë të
zbuluar për rreth 10 minuta.
Vendosni fetat e patateve në fund të enës
zjarrduruese të lyer me yndyrë, hidhuni
sipër pak djathë të grirë. Shtroni një shtresë
patëllxhanë mbi të. Mbi këtë shtresë
vendosni një pjesë të përzierjes me mishin
e grirë. Mbi këtë shtresë vendosni një pjesë
të salcës beshamel.
Më pas vendosini një shtresë tjetër
patatesh, të ndjekur nga patëllxhanët dhe
pastaj mishi i grirë. Shtresa e fundit duhet
të jetë salca beshamel. Sipër saj hidhni
pjesën e mbetur të djathit dhe thërrimet e
bukës. Shkrini gjalpin dhe hidheni mbi
musaka.
Koha në furrë: 60 minuta
Pozicioni i raftit: 2
Pasta Gratin
Përbërësit:
•1 litër ujë
•kripë
250 g taljatele
250 g proshutë e butë
20 g gjalpë
•1 tufë majdanoz
•1 qepë
100 g gjalpë
1 vezë
250 ml qumësht
kripë, piper dhe arrë moskat
50 g djathë parmixhano i gri
Metoda:
Lëreni ujin të ziejë me pak kripë. Hidhni
taljatelet në ujin e vluar me kripë dhe lërini
të ziejnë për rreth 12 minuta. Pastaj
kullojini.
Pritni proshutën në kubikë të vegjël.
Nxehni gjalpin në një tigan.
Grini majdanozin dhe qëroni e grini qepët.
Skuqini të dyja në tigan.
Lyeni një tavë pjekjeje me pak gjalpë.
Përzieni taljatelet, proshutën dhe
majdanozin dhe qepët e kaurdisura dhe
vërini në enë.
Përzieni vezën me qumështin dhe shtojini
kripë, piper dhe arrë moskati dhe pastaj
SHQIP 21