Recipe Book

2 lepuj, secili 800 g
kripë e piper
2 lugë gjelle vaj ulliri
2 qepë të grira trashë
50 g pastërma të prerë në kubikë
2 lugë gjelle miell
375 ml lëng pule
125 ml verë e bardhë
1 lugë kafeje trumzë e freskët
•125 ml ajkë
2 lugë gjelle mustardë "Dijon"
Metoda:
Pritini lepujt në 8 copa të barabarta, lyejini
me kripë e piper dhe skuqini në të gjitha
anët në një tavë pjekjeje mbi vatër.
Hiqini pjesët e lepurit dhe skuqni qepët me
pastërmanë. Hidhni pak miell sipër dhe
kaurdiseni. Hidhni lëngun e pulës, verën e
bardhë dhe trumzën dhe lërini deri sa të
ziejnë.
Shtoni kremin dhe mustardën "Dijon",
vëreni sërish mishin, mbulojeni me një
kapak dhe futeni në furrë.
Koha në furrë: 90 minuta
Pozicioni i raftit: 2
Wild Boar
Për të përgatitur marinadën:
1,5 l verë e kuqe
150 g selino
•150 g karota
•2 qepë
5 gjethe dafine
5 karafila
2 tufa me perime supe (karota, presh,
selino, majdanoz)
Ziejini të tëra dhe pastaj lërini të ftohen.
1,5 kg shpatull derri të egër
Hidheni marinadën mbi mishin deri sa të
mbulohet dhe lëreni të marinohet për 3
ditë.
Përbërësit për gatesën:
•kripë
•piper
perime supe për marinadën
1 kavanoz të vogël me kërpudha
"chanterelles"
Metoda:
Nxirreni mishin e derrit të egër nga
marinada dhe thajeni. Hidhini kripë e piper
dhe skuqeni në të gjitha anët në një tavë
pjekjeje mbi një vatër. Shtoni kërpudhat
dhe pak perime supe nga marinada.
Hidheni marinadën në tavën e pjekjes; fundi
duhet të mbulohet deri në 10 - 15 mm.
Mbulojeni tavën e pjekjes me një kapak dhe
vendoseni në furrë.
Koha në furrë: 140 minuta
Pozicioni i raftit: 1
Roast Lamb
Cilësimet:
Pesha automatike. Kufiri i vendosjes së
peshës midis 800 dhe 3.000 g.
Metoda:
Hidhini mishit erëza sipas dëshirës dhe
vendoseni në një enë që i reziston
nxehtësisë së furrës. Shtoni ujë ose një
lëng tjetër; fundi duhet mbuluar deri në
masën 10 - 30 mm.
Pozicioni i raftit: 2
Lamb Joint, medium
Cilësimet:
Sensori automatik i temperaturës.
Temperatura e brendshme 58 °C.
Metoda:
Hidhini mishit erëza sipas dëshirës, futni
sensorin e temperaturës dhe vendoseni
një enë që i reziston të nxehtit të furrës.
Pozicioni i raftit: 2
Leg of Lamb
Përbërësit:
2,7 kg kofshë qengji
30 ml vaj ulliri
•kripë
•piper
3 thelpinj hudhra
1 tufë rozmarinë e freskët (ose 1 lugë
kafeje e tharë)
•ujë
Metoda:
Lajeni kofshën e qengjit dhe thajeni,
fërkojeni me vaj ulliri dhe bëni disa prerje
tek mishi. Hidhini kripë e piper. Qëroni
thelpinjtë e hudhrës dhe pritini, së bashku
me rozmarinën futini tek të prerat e mishit.
6
www.electrolux.com