User manual

2.
Vendosni funksionin e nxehjes dhe
temperaturën.
3.
Prekni dhe OK në të njëjtën kohë.
Në ekran shfaqet një mesazh.
Funksioni Key lock është i aktivizuar.
Çaktivizimi i funksionit Key lock
1.
Prekni dhe OK në të njëjtën kohë.
Funksioni Key lock nuk është i aktivizuar.
Nëse çaktivizoni pajisjen,
çaktivizohet funksioni Key lock .
10.3 Child lock
Funksioni Child lock parandalon
funksionimin aksidental të pajisjes.
Aktivizimi dhe çaktivizimi i funksionit
të Child lock
1.
Çaktivizoni pajisjen.
2.
Prekni dhe OK njëkohësisht,
derisa në ekran të shfaqet një
mesazh.
Nëse pajisja ka funksion të
pastrimit pirolitik dhe funksioni
është në punë, dera është e
bllokuar. Në ekran shfaqet një
mesazh kur prekni një fushë me
sensor.
10.4 Fikja automatike
Pajisja çaktivizohet pas pak kohe:
Nëse nuk e çaktivizoni pajisjen.
Nëse nuk e ndryshoni temperaturën e
furrës.
Temperatura e
furrës
Ora e fikjes
30 °C – 115 °C 12,5 orë
120 °C – 195 °C 8,5 orë
200 °C – 245 °C 5,5 orë
250 °C – 300 °C 3 orë
Për të vënë në punë pajisjen pas një
çaktivizimi automatik, më parë
çaktivizojeni plotësisht pajisjen.
10.5 Ventilatori ftohës
Kur pajisja është në punë, ventilatori
ftohës aktivizohet automatikisht për t’i
mbajtur sipërfaqet e pajisjes të ftohta.
Nëse çaktivizoni pajisjen, ventilatori i
ftohjes mund të vazhdojë të punojë derisa
të ftohet pajisja.
11. UDHËZIME DHE KËSHILLA TË NEVOJSHME
11.1 Ana e brendshme e derës
Në disa modele, në anën e
brendshme të derës do të gjeni:
Numrat e pozicioneve të rafteve.
Të dhëna për funksionet e nxehjes,
pozicionet e këshilluara për raftet dhe
temperaturat për gatesa tipike.
Temperatura dhe kohët e pjekjes
në tabela janë vetëm udhëzuese.
Ato varen nga recetat, cilësia dhe
sasia e përbërësve të përdorur.
11.2 Këshillë për funksionet e
veçanta të ngrohjes së furrës
Keep Warm
Përdoreni këtë funksion nëse dëshironi që
ta mbani ushqimin të ngrohtë.
Temperatura rregullohet automatikisht në
80°C.
Plate Warming
Për të ngrohur pjata dhe enë.
Vërini pjatat dhe enët në mënyrë të
njëtrajtshme në nivelin e furrës. Ndërroni
vendin e niveleve pas gjysmës së kohës
së ngrohjes (ndërrojeni nga poshtë-lart).
Temperatura automatike është 70 °C.
Pozicioni i rekomanduar i raftit: 3.
11.3 Pjekja
Udhëzime të përgjithshme
Pajisja juaj e re mund të pjekë apo të
skuqë ndryshe nga pajisja juaj e
mëparshme. Përshtatini cilësimet tuaja
të zakonshme (temperaturën, kohën e
gatimit) dhe pozicionet e rafteve sipas
vlerave në tabela.
SHQIP 21