User manual

Kur kohët e pjekjes janë më të gjata,
mund ta çaktivizoni pajisjen rreth 10
minuta para mbarimit të kohës së
pjekjes për të shfrytëzuar nxehtësinë e
mbetur.
Kur përdorni ushqime të ngrira, tavat
në furrë mund të deformohen gjatë
pjekjes. Kur tavat ftohen përsëri,
deformimi do të zhduket.
Si të përdorni tabelat e pjekjes
Prodhuesi rekomandon që në fillim
përdorni temperaturat më të ulëta.
Nëse nuk arrini t'i gjeni cilësimet për një
recetë të veçantë, kërkoni një që është
pothuajse e njëjtë me të.
Koha e pjekjes mund të zgjatet me 10 -
15 minuta, nëse gatuani kekë në më
shumë se një nivel.
Kekët dhe petët në lartësi të ndryshme
nuk skuqen gjithmonë njësoj në fillim.
Nëse ndodh kjo, mos e ndryshoni
temperaturën e furrës. Diferencat do të
barazohen gjatë procedurës së pjekjes.
11.4 Pjekja e kekëve
Temperatura ideale për pjekjen e
kekëve është midis 150 °C dhe 200 °C.
Paranxehni pajisjen për afro 10 minuta
para pjekjes.
Mos e hapni derën e pajisjes para se të
ketë kaluar 3/4 e kohës së pjekjes.
Nëse përdorni dy tava pjekjeje
njëkohësisht, mbajeni një nivel bosh
mes tyre.
11.5 Këshilla për pjekjen
Rezultati i pjekjes Shkaku i mundshëm Zgjidhja
Baza e kekut nuk është
skuqur mjaftueshëm.
Pozicioni i raftit nuk është
i saktë.
Vendoseni kekun në një
raft më të ulët të furrës.
Ëmbëlsira bie dhe mbetet
e papjekur, e qullët ose e
ujshme.
Temperatura në pajisje
është tepër e lartë.
Herën tjetër kur të piqni,
vendosni një temperaturë
pak më të ulët në pajisje.
Ëmbëlsira bie dhe mbetet
e papjekur, e qullët ose e
ujshme.
Koha e pjekjes është
tepër e shkurtër.
Vendosni një kohë
pjekjeje më të gjatë. Nuk
mund ta zvogëloni
kohën e pjekjes duke
vendosur temperatura
më të larta.
Ëmbëlsira bie dhe mbetet
e papjekur, e qullët ose e
ujshme.
Në brumë ka shumë lëng.
Përdorni më pak lëng.
Bëni kujdes me kohën e
përzierjes, veçanërisht
nëse përdorni makineri
përzierëse.
Keku është tepër i thatë.
Temperatura në pajisje
është tepër e ulët.
Herën tjetër kur të piqni,
vendosni një temperaturë
pak më të lartë në pajisje.
Keku është tepër i thatë.
Koha e pjekjes është
tepër e gjatë.
Herën tjetër kur të piqni,
vendosni një kohë pak
më të shkurtër pjekjeje.
Ëmbëlsira skuqet në
mënyrë të çrregullt.
Temperatura e pajisjes
është tepër e lartë dhe
koha e pjekjes tepër e
shkurtër.
Vendosni një temperaturë
më të ulët në furrë dhe
zgjasni kohën e pjekjes.
22
www.electrolux.com