User manual

Ndërrimi i llambës në tavanin e
hapësirës:
1.
Rrotullojeni mbulesën prej xhami të
llambës në drejtim të kundërt të
akrepave të orës për ta çmontuar.
2.
Pastroni mbulesën prej xhami.
3.
Ndërroni llambën me një llambë të
përshtatshme që i reziston nxehtësisë
300 °C.
4.
Montoni mbulesën prej xhami.
Ndërrimi i llambës në anën e majtë të
hapësirës së pajisjes.
1.
Hiqni mbajtësen e majtë të rafteve.
2.
Përdorni një send jo të mprehtë e të
hollë (për shembull një lugë kafeje) për
të hequr xhamin mbulues. Pastroni
mbulesën prej xhami.
3.
Ndërroni llambën me një llambë të
përshtatshme që i reziston nxehtësisë
300 °C.
4.
Montoni mbulesën prej xhami.
5.
Montoni mbajtësen e majtë të rafteve.
12.5 Pastrimi i derës së furrës
Heqja e derës dhe paneleve prej xhami
Mund të hiqni derën e furrës dhe panelet
e brendshme prej xhami për ta pastruar.
Numri i paneleve prej xhami është i
ndryshëm për modele të ndryshme.
PARALAJMËRIM
Tregoni kujdes kur ta hiqni derën
nga pajisja. Dera është e rëndë.
A
A
1.
Hapeni derën plotësisht.
2.
Shtyjini plotësisht levat fiksuese (A) në
dy menteshat e derës.
3.
Mbyllni derën e furrës në pozicionin e
parë të hapjes (kënd rreth 70°).
4.
Mbajeni derën me një dorë në secilën
anë dhe tërhiqni me kënd lart për ta
nxjerrë nga pajisja.
5.
Vendoseni derën me faqen e jashtme
poshtë mbi një leckë të butë mbi një
sipërfaqe të qëndrueshme. Kjo bëhet
për të parandaluar gërvishtjet.
38
www.electrolux.com