User manual

2.3 Kujdesi dhe pastrimi
PARALAJMËRIM
Rrezik lëndimi, zjarri ose dëmtimi
të pajisjes.
Përpara se të kryeni mirëmbajtjen e
pajisjes, çaktivizojeni atë dhe hiqeni nga
priza.
Sigurohuni që pajisja të jetë e ftohtë. Ka
rrezik që panelet e xhamit të thyhen.
Ndërrojini menjëherë panelet prej xhami
të derës kur janë të dëmtuara. Lidhuni
me Servisin.
Tregoni kujdes kur ta hiqni derën nga
pajisja. Dera është e rëndë!
Pastrojeni pajisjen rregullisht për të
parandaluar dëmtimin e materialit të
sipërfaqes.
Yndyra ose ushqimi i mbetur brenda
pajisjes mund të shkaktojë zjarr.
Pastrojeni pajisjen me një leckë të butë
të lagësht. Përdorni vetëm detergjente
neutrale. Mos përdorni produkte
gërryese, materiale pastruese të
ashpra, tretës ose objekte metalike.
Nëse përdorni spërkatës për furrën,
ndiqni udhëzimet e sigurisë në paketim.
Mos e pastroni smaltin katalitik (nëse
ka) me asnjë lloj detergjenti.
Pastrimi pirolitik
PARALAJMËRIM
Rrezik lëndimi/zjarri/emetimesh
kimike (avuj) në regjimin pirolitik.
Përpara se të kryeni funksionin e
vetëpastrimit pirolitik ose përpara
përdorimit të parë të pajisjes ju lutemi
hiqni nga hapësira e furrës:
Çdo ushqim të mbetur, mbetje/
rrjedhje vaji ose yndyre.
Çdo objekt të lëvizshëm (përfshi
raftet, shinat anësore etj., që kanë
ardhur me produktin) veçanërisht çdo
tenxhere, tigan, tavë, takëme etj., që
nuk ngjisin.
Mbajini fëmijët larg pajisjes, gjatë kohës
që pastrimi pirolitik është në funksionim.
Pajisja nxehet shumë.
Mbajini fëmijët larg pajisjes, gjatë kohës
që pastrimi pirolitik është në funksionim.
Pajisja nxehet shumë dhe del ajër i
nxehtë nga fletët e përparme të ajrimit.
Pastrimi pirolitik është një operacion me
temperaturë të lartë dhe mund të
lëshojë avuj nga mbetjet e gatimit dhe
materialet e ndërtimit, prandaj
konsumatorët duhet të:
Sigurojnë ajrosje të mirë gjatë
përdorimit të parë dhe pas tij, në një
temperaturë maksimale pune.
Sigurojnë ajrosje të mirë gjatë dhe
pas çdo pastrimi pirolitik.
Në ndryshim nga njerëzit, disa zogj dhe
zvarranikë mund të jenë jashtëzakonisht
të ndjeshëm ndaj avujve të fortë që
dalin gjatë procesit të pastrimit në të
gjitha furrat pirolitike.
Largoni çdo kafshë shtëpiake
(veçanërisht zogjtë) nga zona pranë
pajisjes gjatë dhe pas pastrimit
pirolitik dhe në fillim përdorni
funksionimin në temperaturë
maksimale në një zonë të ajrosur
mirë.
Kafshët e vogla shtëpiake mund t'i
ndiejnë shumë ndryshimet e
temperaturës së lokalizuar pranë
furrave pirolitike.
Sipërfaqet jo ngjitëse në tenxhere,
tiganë, tabaka, takëme etj., mund
dëmtohen nga përdorimi i funksionit të
pastrimit pirolitik në temperaturë të lartë
në të gjitha furrat pirolitike dhe mund të
jetë gjithashtu burim për avuj të
dëmshëm kimikë të nivelit të ulët.
Sipërfaqet jo ngjitëse në tenxhere,
tiganë, tabaka, takëme etj., mund
dëmtohen nga përdorimi i funksionit të
pastrimit pirolitik në temperaturë të lartë
në të gjitha furrat pirolitike dhe mund të
jetë gjithashtu burim për avuj të
dëmshëm të nivelit të ulët.
2.4 Drita e brendshme
Lloji i llambës ose llambës halogjene të
përdorur për këtë pajisje, është vetëm
për pajisje elektroshtëpiake. Mos e
përdorni atë për ndriçim banese.
PARALAJMËRIM
Rrezik nga goditja elektrike.
Përpara ndërrimit të llambës,
shkëputeni pajisjen nga korrenti.
Përdorni vetëm llamba me të njëjtat
specifikime.
6
www.electrolux.com