User manual

përdorni funksionimin në
temperaturë maksimale në një
zonë të ajrosur mirë.
Edhe kafshët e vogla shtëpiake mund
të jenë të ndjeshme ndaj ndryshimeve
të lokalizuara të temperaturave në
afërsi të furrave pirolitike kur është në
punë programi pirolitik i vetëpastrimit.
Sipërfaqet jo ngjitëse në tenxhere,
tiganë, tabaka, takëme etj., mund të
dëmtohen nga përdorimi i funksionit të
pastrimit pirolitik në temperaturë të
lartë në të gjitha furrat pirolitike dhe
mund të jenë gjithashtu burim për avuj
të dëmshëm të nivelit të ulët.
Avujt e lëshuar nga furrat pirolitike/
mbetjet e gatimit siç përshkruhet nuk
janë të dëmshme për njerëzit, duke
përfshirë fëmijët ose personat me
probleme mjekësore.
2.6 Gatimi me avull
PARALAJMËRIM!
Mund të digjeni dhe të
dëmtoni pajisjen.
Avulli i çliruar mund të shkaktojë
djegie:
Mos e hapni derën e pajisjes gjatë
funksionit të gatimit me avull.
Hapeni derën e pajisjes me
kujdes pas funksionit të gatimit
me avull.
2.7 Ndriçimi i brendshëm
PARALAJMËRIM!
Rrezik goditjeje elektrike.
Lloji i llambushkës ose llambushkës
halogjene të përdorur për këtë pajisje
është vetëm për pajisje elektro-
shtëpiake. Mos e përdorni atë për
ndriçim banese.
Përpara ndërrimit të llambës,
shkëputeni pajisjen nga korrenti.
Përdorni vetëm llamba me të njëjtat
specifikime.
2.8 Shërbimi
Për të riparuar pajisjen kontaktoni me
qendrën të autorizuar të shërbimit.
Përdorni vetëm pjesë këmbimi
origjinale.
2.9 Eliminimi i pajisjes
PARALAJMËRIM!
Rrezik plagosjeje ose
mbytjeje.
Shkëputeni pajisjen nga rrjeti i
furnizimit me energji.
Priteni kabllon e rrjetit elektrik pranë
pajisjes dhe hidheni atë.
Hiqni kapësen e derës për të
parandaluar ngecjen e fëmijëve dhe
të kafshëve shtëpiake brenda pajisjes.
SHQIP 7