User manual

Funksioni i furrës Përdorimi
Gatim me intervale
Për pjekjen, skuqjen dhe ngrohjen e ushqimeve të ftohta ose
të ngrira.
Gatim me ajër të
nxehtë me fryrje
Për skuqje dhe pjekje njëkohësisht deri në dy nivele .
Pjekje në skarë me
ajër të nxehtë
Për skuqjen në skarë të copave të mëdha të mishit ose të
shpendëve, në një nivel. Funksioni është gjithashtu i
përshtatshëm edhe për tharje dhe skuqje të sipërfaqes .
Pjekje në skarë Për pjekje në skarë të ushqimeve që nuk janë të larta dhe
për thekje të bukës .
Shkrirje/tharje Për shkrirjen dhe për tharjen e bimëve, frutave ose
perimeve.
Gatim me temperatura
të ulëta
Për përgatitjen, veçanërisht të mishit të njomë dhe me lëng.
Gatim me ajër të
nxehtë të lagësht
Për pjekjen dhe gatimin e shumicës së ëmbëlsirave të thata,
duke kursyer energji, si edhe për pjekjen në një nivel të tavave
me shtresa.
Vendosja e skarës dhe e tavës
Sigurimi kundër tërheqjes së plotë dhe
sigurimi kundër përmbysjes
Si sigurim kundër tërheqjes së plotë, të gjitha
pjesët që futen me rrëshqitje në furrë, kanë
në anën e djathtë dhe të majtë një harkim të
vogël nga poshtë.
Futini në furrë pjesët me rrëshqitje gjithmonë
në mënyrë të tillë që ky harkim të jetë
mbrapa, në zonën e pjekjes. Ky harkim është
gjithashtu i rëndësishëm edhe për sigurimin
e këtyre pjesëve kundër përmbysjes.
Vendosja e tavës së pjekjes:
Shtyjeni skarën midis shufrave drejtuese të
nivelit të zgjedhur për përdorim.
Futja e skarës:
Futeni skarën në mënyrë që këmbëzat
shtrënguese të jenë nga poshtë.
Shtyjeni skarën midis shufrave drejtuese të
nivelit të zgjedhur për përdorim.
Korniza rrethuese e ngritur e skarës i
siguron enët kundër rrëshqitjes nga
skara.
Funksionet e gatimit me avull
E rëndësishme Funksionet e gatimit me
avull duhet që të caktohen gjithmonë të
lidhura me funksionet e orës kohëzgjatja
ose përfundimi (shikoni kapitullin
"Funksionet e orës Kohëzgjatja
/
Përfundimi"
).
E rëndësishme Përdorni vetëm ujë si lëng
për të krijuar avullin!
Një tingull gumëzhimi sinjalizon kur uji është
harxhuar. Menjëherë pas rimbushjes përsëri
me ujë, tingulli i gumëzhimit pushon.
10 electrolux