Basic Guide

Ky manual i Përmbledhur përmban gjithë të dhënat bazë të produktit tuaj të ri si dhe është
mjaft i thjeshtë për t'u përdorur. Electrolux dëshiron të ulë konsumin e letrës së përdorur për
manualet e përdorimit me 30%, çka do të ndihmojë në kursimin (ruajtjen) e 12,000 pemëve
çdo vit. Manuali i Përmbledhur i përdorimit është vetëm një ndër hapat e shumtë Electorlux
ka ndërmarrë për mjedisin. Ky mund të jetë një hap i vogël, por edhe duke bërë pak mund
bësh shumë.
Manualin e plotë të përdorimit mund ta gjeni në www.electrolux.com
Të dhëna për sigurinë
Në interes të sigurisë tuaj si dhe për një
përdorim saktë, rpara se instaloni dhe
të përdorni për herë të parë pajisjen, lexoni
me kujdes këtë manual të përdoruesit, duke
përfshirë këshillat dhe paralajmërimet. Për
shmangur gabime dhe aksidente të
panevojshme, është e rëndësishme që
gjithë personat do përdorin këtë pajisje,
të njohin mirë mënyrën e përdorimit dhe
veçoritë e sigurisë. Ruajini këto udhëzime
dhe sigurohuni që t'i bashkëngjiten pajisjes
në rast se do ta falni apo do ta shisni atë,
mënyrë që kushdo që do ta përdorë gjatë
jetëgjatësisë saj, jetë i mirinformuar për
përdorimin e pajisjes dhe sigurinë ndaj saj.
Për sigurinë e jetës dhe pronës, zbatojini
masat paraprake të udhëzimeve të
përdorimit, pasi prodhuesi nuk mban
përgjegjësi për dëmtime të shkaktuara nga
pakujdesia.
Siguria e fëmijëve dhe personave me
probleme
Kjo pajisje nuk është përshtatur për
përdorim nga personat (përfshirë fëmijët)
me aftësi të kufizuara fizike, ndjesore apo
mendore, ose me mungesë përvoje dhe
njohurish, për sa kohë nuk janë të
mbikëqyrur apo janë udhëzuar si
përdorin pajisjen nga një njeri përgjegjës
për sigurinë e tyre.
Fëmijët duhet të mbikëqyren për t'u
siguruar që nuk luajnë me pajisjen.
Mbajini gjitha materialet e paketimit larg
fëmijëve. Ka rrezik asfiksimi.
Nëse do ta hidhni pajisjen, hiqni spinën
nga priza, pritni kabllon e ushqimit (sa më
pranë pajisjes sa të mundeni) dhe hiqni
derën për të parandaluar fëmijët që luajnë
të pësojnë ndonjë goditje elektrike apo të
mbyllen vetë brenda.
Nëse kjo pajisje që përmban brava
magnetike të derës do të vendoset në
vend të një pajisjeje të vjetër me bravë
trajtë suste (shul) mbi derë apo mbi kapak,
sigurohuni që ta shkatërroni atë bravë
përpara se të hidhni pajisjen e vjetër. Kjo
do të parandalojë që pajisja të kthehet në
rrezik vdekjeje për fëmijët.
Siguria e përgjithshme
Kujdes Mos bllokoni zgavrat e ventilimit.
Kjo pajisje është projektuar vetëm për
përdorim shtëpiak.
Pajisja është ndërtuar për të mbajtur
ushqimet dhe/ose pijet në shtëpi, siç
shpjegohet në këtë broshurë udhëzuese.
Mos përdorni asnjë pajisje mekanike apo
mjete artificiale për të përshpejtuar
shkrirjen e akullit.
Mos përdorni pajisje të tjera elektrike (si
makinë akulloresh) brenda pajisjeve
ftohëse, për sa kohë nuk janë përshtatur
për këtë nga prodhuesi.
Mos dëmtoni qarkun e lëndës ftohëse
(antipiretikut).
2