User manual

4.6 Modaliteti Holiday
Ky funksion ju lejon që ta mbani
frigoriferin të mbyllur dhe bosh gjatë një
periudhe të gjatë pushimesh, pa lejuar
që të krijohen aroma të këqija.
Ndarja e frigoriferit duhet të
jetë bosh kur funksioni
Holiday është aktiv.
1. Për ta aktivizuar funksionin, shtypni
Mode derisa të shfaqet ikona
përkatëse.
Ndizet treguesi Holiday.
Treguesi i temperaturës së frigoriferit
tregon temperaturën e vendosur.
2. Për ta çaktivizuar funksionin, shtypni
Mode për të zgjedhur një funksion
tjetër ose shtypni Mode derisa të mos
shihni asnjë nga ikonat e posaçme.
Treguesi Holiday fiket.
Funksioni fiket duke
përzgjedhur një temperaturë
të ndryshme të frigoriferit.
4.7 EcoMode
Për ruajtjen optimale të ushqimit zgjidhni
EcoMode.
1. Për të aktivizuar funksionin, shtypni
Mode derisa të shfaqet ikona
përkatëse.
Treguesi i temperaturës tregon
temperaturën e caktuar për frigoriferin:
+4°C.
2. Për të çaktivizuar funksionin, shtypni
Mode për të zgjedhur një funksion
tjetër ose shtypni Mode derisa të mos
shihni asnjë nga ikonat e posaçme.
Funksioni çaktivizohet
duke përzgjedhur një
temperaturë të
ndryshme të caktuar.
4.8 Alarmi i hapjes së derës
Do të dëgjohet një alarm akustik nëse
dera lihet e hapur për pak minuta.
Kushtet e alarmit të derës së hapur
tregohen nga:
pulsimi i treguesit të alarmit;
sinjalizuesi akustik.
Pasi të jenë rregulluar sërish kushtet
normale (dera e mbyllur), alarmi do të
ndalojë. Gjatë alarmit, sinjalizuesi mund
të fiket duke shtypur çdo buton.
5. PËRDORIMI I PËRDITSHËM
PARALAJMËRIM!
Drejtojuni kapitujve për
sigurinë.
5.1 Energjia fillestare
KUJDES!
Përpara se të futni spinën në
prizë dhe të ndizni pajisjen
për herë të parë, lëreni
pajisjen të qëndrojë drejt në
këmbë për të paktën 4 orë.
Kjo do të sigurojë kohën e
mjaftueshme që vaji të
kthehet në kompresor.
Përndryshe kompresori ose
pjesët përbërëse elektronike
mund të dëmtohen.
5.2 Vendosja e rafteve të derës
Për të lejuar ruajtjen e pakove të
ushqimit të madhësive të ndryshme,
raftet e derës mund të vendosen në
lartësi të ndryshme.
1. Tërhiqeni gradualisht raftin në
drejtimin e shigjetave derisa të
çmontohet.
2. Ripozicionojeni siç kërkohet.
www.electrolux.com8