User manual

KUJDESI DHE PASTRIMI
KUJDES
Shkëputeni nga korrenti pajisjen
përpara se të kryeni çdo veprim
mirëmbajtjeje.
Kjo pajisje përmban hidrokarbon në
njësinë e saj ftohëse; për këtë
arsye, mirëmbajtja dhe ringarkimi
duhet të kryhen vetëm nga teknikë
të autorizuar.
PASTRIMI PERIODIK
Pajisja duhet pastruar rregullisht:
pastroni brendësinë e pajisjes dhe
aksesorët me ujë të ngrohtë dhe
bikarbonat sode (5 ml në 0,5 litra ujë)
kontrolloni rregullisht bravat e derës dhe
pastrojini ato për t'u siguruar që janë të
pastra dhe nuk kanë papastërti
shpëlajeni dhe thajeni tërësisht.
Mos tërhiqni, lëvizni apo dëmtoni
asnjë tub dhe/ose kabllot brenda
kabinetit.
Mos përdorni kurrë detergjent,
pluhura gërryese, produkte
pastruese me shumë erë të mirë
ose pastrues me dyll për të
pastruar brendësinë e pajisjes, pasi
këto mund të dëmtojnë sipërfaqet
dhe mund të lënë një erë të fortë.
Një herë në vit hiqni skarën e ventilimit në
fund të pajisjes dhe pastroni kanalet e ajrit
me një fshesë me korent. Ky veprim do të
përmirësojë rendimentin e pajisjes dhe do
të kursejë konsumin e energjisë.
KUJDES
Kujdesuni që të mos dëmtoni
sistemin ftohës.
Shumë pastrues për sipërfaqe kuzhine
përmbajnë kimikate që mund të sulmojnë/
dëmtojnë lëndën plastike të përdorur në
këtë pajisje. Për këtë arsye, këshillohet që
veshja e jashtme e kësaj pajisjeje
pastrohet vetëm me ujë të ngrohtë me pak
lëng larës.
Pas pastrimit, rilidheni pajisjen me ushqimin
kryesor.
SHKRIRJA E FRIGORIFERIT
PF
Bryma eliminohet automatikisht nga
avulluesi i dhomëzës së frigoriferit sa herë
që kompresori i motorit ndalon, gjatë
përdorimit normal. Uji i shkrirjes shkarkohet
nëpërmjet një zgavre brenda një mbajtësje
të posaçme që ndodhet në pjesën e
pasme të pajisjes, mbi kompresorin e
motorit, ku dhe avullon.
Është e rëndësishme që të pastroni
periodikisht vrimën kulluese të ujit të
shkrirjes (F), që ndodhet nën sirtarët e
sallatës, për të mos e lejuar ujin të rrjedhë
jashtë e të pikoj te ushqimet brenda.
Përdorni pastruesin e posaçëm që ju është
dhënë (P), të cilin do ta gjeni të futur në
vrimën e kullimit.
12
www.electrolux.com