User manual

të mbështjella në letër alumini ose
qeska prej polietileni për të lejuar
brenda sa më pak ajër të jetë e
mundur.
Shishet: mbyllini me kapak dhe
vendosini në raftin e shisheve në
derën e pajisjes ose (nëse ka) në
mbajtësen e shisheve.
6.5 Këshilla për ngrirjen
Ngrini vetëm ushqime të cilësisë së
lartë, të freskëta dhe të pastruara
mirë.
Për ngrirje dhe shkrirje më efikase
ndajini ushqimet në porcione të vogla.
Mbështilleni ushqimin me fletë alumin
ose qeseje. Sigurohuni që paketimet
të jenë hermetike.
Për të shmangur rritjen në
temperaturë të ushqimeve të ngrira
tashmë, mos vendosni ushqime të
freskëta të pa ngrira direkt pranë tyre.
Ushqimet pa dhjamë ruhen më mirë
dhe më gjatë se ushqimet e
yndyrshme. Kripa redukton
jetëgjatësinë e ruajtjes së ushqimit.
Mos hani kuba akulli, akull ose
lëpirëse akulli menjëherë pasi i nxirrni
nga ngrirësi. Rrezik atrofizimi.
Këshillohet që të shënoni datën e
ngrirjes në çdo pako ushqimi të ngrirë,
për të pasur parasysh kohën e
ruajtjes.
6.6 Këshilla për depozitimin e
ushqimeve të ngrira
Të siguroheni se ushqimet e ngrira që
keni blerë janë ruajtur siç duhet nga
shitësi.
Sigurohuni që ushqimet e ngrira të
transportohen nga dyqani në ngrirës
brenda një kohe sa më të shkurtër të
mundshme.
Pasi e keni shkrirë, ushqimi prishet
shpejt dhe nuk mund të ngrihet sërish.
Mos e tejkaloni periudhën e ruajtjes të
përcaktuar nga prodhuesi i ushqimit.
7. KUJDESI DHE PASTRIMI
PARALAJMËRIM!
Referojuni kapitujve për
sigurinë.
7.1 Paralajmërime të
përgjithshme
KUJDES!
Shkëputeni nga korrenti
pajisjen përpara se të kryeni
çdo veprim mirëmbajtjeje.
Kjo pajisje përmban
hidrokarbure brenda njësisë
ftohëse; për këtë arsye,
mirëmbajtja dhe rimbushja
duhet të kryhen vetëm nga
teknikë të autorizuar.
Aksesorët dhe pjesët e
pajisjes nuk duhet të lahen
në enëlarëse.
7.2 Pastrimi i pjesës së
brendshme të pajisjes
Përpara së të përdorni pajisjen për herë
të parë, pastroni pjesën e saj të
brendshme dhe gjithë aksesorët e
brendshëm me ujë të vakët dhe pak
sapun natyral për të hequr erën tipike të
një produkti të ri, e më pas thajeni
tërësisht.
KUJDES!
Mos përdorni detergjent,
pluhura gërryes, klor apo
pastrues me bazë vaji, pasi
këto mund të dëmtojnë
sipërfaqet e lëmuara.
7.3 Pastrimi periodik
KUJDES!
Mos tërhiqni, lëvizni apo
dëmtoni asnjë tub dhe/ose
kabllot brenda pajisjes.
www.electrolux.com10