User manual
PARALAJMËRIM!
Kur poziciononi pajisjen,
sigurohuni që kordoni i
energjisë të mos ngecë ose
dëmtohet.
PARALAJMËRIM!
Mos përdorni përshtatës me
shumë spina dhe kabllo
zgjatuese.
• Pajisja duhet tokëzuar.
• Sigurohuni që parametrat në pllakën e
specifikimeve të përkojnë me vlerat
elektrike të rrjetit elektrik.
• Përdorni gjithmonë një prizë me
tokëzim të instaluar mirë.
• Sigurohuni që të mos dëmtoni pjesët
elektrike (p.sh. spinën e rrjetit, kabllon
e rrjetit, kompresorin). Kontaktoni
qendrën e autorizuar të shërbimit ose
një elektricist për të ndërruar pjesët
elektrike.
• Kablloja e rrjetit duhet të qëndrojë nën
nivelin e spinës së rrjetit.
• Pajisjen futeni në prizë vetëm në fund
të instalimit. Sigurohuni që spina të
jetë e arritshme pas montimit të
pajisjes.
• Mos e shkëputni pajisjen nga rrjeti
duke e tërhequr nga kablloja elektrike.
Gjithmonë tërhiqeni kabllon duke e
kapur nga spina.
2.3 Përdorimi
PARALAJMËRIM!
Rrezik lëndimi, djegiesh,
goditjeje elektrike ose zjarri.
• Mos i ndryshoni specifikimet e kësaj
pajisjeje.
• Mos vendosni pajisje elektrike (p.sh.
makinë akulloresh) në pajisje
përveçse kur është shënuar nga
prodhuesi se mund të vendosen.
• Bëni kujdes të mos shkaktoni
dëmtime te qarku i frigoriferit. Ai
përmban izobutan (R600a), një gaz
natyror me nivel të lartë
pajtueshmërie me mjedisin. Ky gaz
merr flakë.
• Nëse dëmtohet qarku i ftohjes,
sigurohuni që të mos ketë flakë dhe
burime ndezjeje në dhomë. Ajrosni
dhomën.
• Mos lejoni që enë të nxehta të prekin
pjesët plastike të pajisjes.
• Mos vendosni pije freskuese në
ndarjen e ngrirjes. Kjo krijon presion
te depozita e ujit.
• Mos ruani gaz dhe lëngje që marrin
flakë në pajisje.
• Mos vendosni produkte të ndezshme
ose sende të lagura me produkte të
ndezshme brenda, pranë ose mbi
pajisje.
• Mos e prekni kompresorin ose
kondensatorin. Ata janë të nxehtë.
• Mos hiqni ose mos prekni sende në
ndarjen e ngrirësit nëse duart i keni të
lagura ose të njoma.
• Mos ngrini përsëri ushqime që janë
shkrirë.
• Zbatoni udhëzimet e ruajtjes që
gjenden tek ambalazhimi i ushqimit të
ngrirë.
2.4 Ndriçimi i brendshëm
PARALAJMËRIM!
Rrezik goditjeje elektrike.
• Lloji i llambës së përdorur për këtë
pajisje është vetëm për pajisje
shtëpiake. Mos e përdorni atë për
ndriçim banese.
2.5 Kujdesi dhe pastrimi
PARALAJMËRIM!
Rrezik plagosjeje ose
dëmtim i pajisjes.
• Përpara se të kryeni mirëmbajtjen e
pajisjes, çaktivizojeni atë dhe hiqeni
nga priza.
• Kjo pajisje përmban hidrokarbure në
njësinë ftohëse. Vetëm një person i
kualifikuar duhet ta kryejë
mirëmbajtjen dhe rimbushjen e
njësisë.
• Kontrolloni rregullisht tubin e
shkarkimit të pajisjes dhe nëse është
e nevojshme pastrojeni. Nëse tubi i
shkarkimit është i bllokuar, uji i shkrirë
do të mblidhet në fundin e pajisjes.
SHQIP 5