User manual

3 Treguesi pozitiv ose negativ i
temperaturës
4 Treguesi i temperaturës
5 Funksioni Action Freeze
6 Funksioni Shopping
Ndezja
Pasi të keni vendosur spinën nga priza,
nëse ekrani nuk ndizet, shtypni çelësin ON/
OFF.
Menjëherë pasi pajisja të ndizet, sinjalet e
mëposhtme do të shfaqen mbi panelin e
kontrollit:
Treguesi plus ose minus i temperaturës
do të jetë pozitiv, duke treguar që
temperatura është pozitive.
Temperatura pulson, sfondi i ekranit
është i kuq dhe do të dëgjoni një zile.
Shtypni butonin e Funksionit dhe zilja do të
fiket (shihni gjithashtu kapitullin "Alarm ndaj
temperaturës shumë të lartë").
Vendosni temperaturën e dëshiruar (shihni
kapitullin "Rregullimi i temperaturës").
Fikja
Pajisja fiket duke shtypur çelësin ON/OFF
për më shumë se 1 sekondë.
Pas kësaj shfaqet numërimi mbrapsht i
temperaturës nga -3 -2 -1.
Kur pajisja fiket, Ekrani gjithashtu fiket.
Treguesi i temperaturës
Sa herë shtypni butonin tregues të
temperaturës së Frigoriferit-Ngrirësit, në
ekran do të shfaqen:
1. Treguesi i dhomëzës së ftohjes
(frigoriferit) është i ndezur.
Ekrani tregon temperaturën e
frigoriferit.
2. Treguesi i dhomëzës së ngrirësit
është i ndezur.
5)
Ekrani tregon temperaturën e ngrirësit.
Në çdo rast, pas 10 sekondash do të
rivendosen kushtet normale në ekran.
Menuja e funksioneve
Çdo herë që shtypni butonin e Funksionit,
funksionet e mëposhtme aktivizohen në
drejtim orar:
Action Freeze funksioni.
Shopping funksioni.
Asnjë simbol: funksionim normal.
E rëndësishme Mund të vendosni nga një
funksion AKTIV (ON) për çdo herë.
Për të vendosur funksionet JOAKTIVE
(OFF), shtypeni butonin e Funksionit disa
herë derisa të mos shfaqet asnjë ikonë.
Rregullimi i temperaturës
Temperatura brenda në pajisje kontrollohet
nga rregulluesi i Temperaturës i vendosur
në majë të pajisjes.
Temperatura e dhomëzës së ftohjes
(frigoriferit) mund të rregullohet nëpërmjet
rrotullimit të rregulluesit të temperaturës së
Frigoriferit, dhe mund të ndryshojë mes
+2°C dhe +8°C.
Temperatura e dhomëzës së ngrirësit mund
të rregullohet nëpërmjet rrotullimit të
rregulluesit të temperaturës së Ngrirësit,
dhe mund të ndryshojë mes -15°C dhe
-24°C.
Duke rrotulluar rregulluesin e Temperaturës,
ekrani pulson dhe tregon temperaturën e
dëshiruar.
Për ruajtjen e saktë të ushqimit, duhet të
vendosni temperaturën e mëposhtme:
+5°C në frigorifer
-18°C në ngrirës.
Pasi të keni vendosur temperaturën e
dëshiruar, nëse rregulluesi i Temperaturës
nuk rrotullohet brenda 5 sekondave, në
ekran do të shfaqet temperatura e
dhomëzës së ngrirësit.
Për të venë pajisjen në funksionim, veproni
si vijon:
rrotulloni rregullatorin e Temperaturës në
drejtim orar për të përftuar ftohtësinë
maksimale
rrotulloni rregullatorin e Temperaturës në
drejtim orar për të përftuar ftohtësinë
minimale.
Pozicioni i ndërmjetëm është përgjithësisht
më i përshtatshmi.
Gjithsesi, përzgjedhja e saktë duhet të
zgjidhet duke mbajtur parasysh se
temperatura brenda në pajisje varet nga:
temperatura e dhomës
shpeshtësia e hapjes së derës
sasia e ushqimit të depozituar
vendndodhja e pajisjes.
5) Në kushte normale.
electrolux 5