User manual

3. FUNKSIONIMI
3.1 Ndezja
Futni spinën në prizën e murit.
Rrotullojeni Rregullatorin e temperaturës
në drejtim orar në një përzgjedhje
mesatare.
3.2 Fikja
Për të fikur pajisjen, rrotulloni rregullatorin
e Temperaturës në pozicionin "O".
3.3 Rregullimi i temperaturës
Temperatura rregullohet automatikisht.
Për të venë pajisjen në funksionim,
veproni si vijon:
rrotulloni Rregullatorin e temperaturës
drejt një përzgjedhjeje më të ulët, për të
përftuar minimumin e ftohtësisë.
rrotulloni Rregullatorin e temperaturës
drejt një përzgjedhjeje më të lartë, për
të përftuar maksimumin e ftohtësisë.
Një përzgjedhje mesatare është
përgjithësisht përzgjedhja më e
përshtatshme.
Gjithsesi, përzgjedhja e saktë duhet të
zgjidhet duke mbajtur parasysh se
temperatura brenda në pajisje varet nga:
temperatura e dhomës
shpeshtësia e hapjes së derës
sasia e ushqimit të depozituar
vendndodhja e pajisjes.
Nëse temperatura e ambientit
është e lartë ose nëse pajisja
është mbushur plot, dhe pajisja
është vendosur në temperaturën
më të ulët, ajo mund të punojë pa
pushim duke shkaktuar formimin e
ngricës në murin e pasmë. Në
këtë rast, rregullatori i
temperaturës duhet vendosur në
një përzgjedhje më të lartë për të
lejuar shkrirjen automatike dhe si
rrjedhojë reduktimin e konsumit të
energjisë.
4. PËRDORIMI I PARË
4.1 Pastrimi i brendësisë së
pajisjes
Përpara së të përdorni pajisjen për herë të
parë, pastroni pjesën e saj të brendshme
dhe gjithë aksesorët e brendshëm me ujë
të vakët dhe pak sapun natyral për të
hequr erën tipike të një produkti të ri, e
më pas thajeni tërësisht.
Mos përdorni detergjent apo
pluhura gërryese, pasi këto mund
të dëmtojnë pjesët e lëmuara.
5. PËRDORIMI I PËRDITSHËM
5.1 Ngrirja e ushqimeve të
freskëta
Dhomëza e ngrirësit është e
përshtatshme për ngrirjen e ushqimit
freskët si dhe për depozitimin e
ushqimeve të ngrira për një kohë të gjatë.
Për të ngrirë ushqime të freskëta nuk
është e nevojshme të ndryshoni
përzgjedhjen mesatare.
Gjithsesi, për një proces më të shpejtë
ngrirjeje, rrotulloni çelësin e temperaturës
në një përzgjedhje më të lartë për të
përftuar maksimumin e ftohtësisë.
6
www.electrolux.com