User manual

Në këto kushte, temperatura e
dhomëzës së frigoriferit mund të
bjerë nën 0°C. Nëse ndodh kjo,
rivendoseni çelësin e
temperaturës në një përzgjedhje
më të ngrohtë.
5.2 Depozitimi i ushqimeve të
ngrira
Kur e përdorni për herë të parë ose pas
një periudhe jashtë përdorimit, përpara se
të futni produkte në dhomëz, lëreni
pajisjen të punojë për të paktën 2 orë në
përzgjedhjen më të lartë.
Në rast të një shkrirjeje
aksidentale, për shembull si
pasojë e ikjes së korrentit dhe
nëse kjo ka zgjatur në kohë më
shumë se vlera e shfaqur në
tabelën e të dhënave teknike
pikën "koha në rritje", ushqimi i
shkrirë duhet të konsumohet
shpejt ose të gatuhet menjëherë e
më pas të mund të rivendoset në
ngrirje (jo të nxehtë, por pasi të
jetë ftohur).
5.3 Shkrirja e akullit
Ushqimet e ngrira, përpara se të
përdoren, mund të shkrihen në dhomëzën
ftohëse ose në temperaturën e dhomës,
në varësi të kohës në dispozicion për këtë
proces.
Copëzat e vogla të ushqimit mund të
gatuhen edhe ndërsa janë ende të ngrira,
direkt nga ngrirësi: në këtë rast, gatimi do
të zgjasë më shumë.
5.4 Raftet e lëvizshme
Muret e frigoriferit janë të pajisura me një
sërë shinash, në mënyrë që raftet të mund
të vendosen sipas dëshirës.
5.5 Vendosja e rafteve të derës
Për të lejuar ruajtjen e pakove të ushqimit
me madhësi të ndryshme, raftet e dorës
mund të vendosen në lartësi të ndryshme.
Për të bërë këto rregullime, veproni si
vijon: tërhiqni gradualisht raftin në drejtim
të shigjetave derisa të lirohet, dhe më pas
rivendoseni sipas dëshirës.
SHQIP 7