User manual

Pozicionim i artikujve në kosha është i
saktë.
Programi mund të përdoret për llojin e
ngarkesës dhe për shkallën e ndotjes.
Është përdorur sasia e duhur e
detergjentit.
Ka kripë për enëlarëse dhe shpëlarës
(përveç rastit kur përdorni tableta
detergjenti).
Kapaku i kutisë së kripës është i
shtrënguar.
8. KUJDESI DHE PASTRIMI
PARALAJMËRIM
Përpara se të kryeni mirëmbajtjen
e pajisjes, çaktivizojeni atë dhe
hiqeni nga priza.
Filtrat e ndotur dhe krahët
spërkatës të bllokuar zvogëlojnë
rezultatet e larjes.
Kontrollojini rregullisht dhe, nëse
është e nevojshme, pastrojini ato.
8.1 Pastrimi i filtrave
C
B
A
1.
Rrotullojeni filtrin (A) në drejtim të
kundërt të akrepave të orës dhe
hiqeni.
A1
A2
2.
Për ta çmontuar filtrin (A), hiqni (A1)
dhe (A2).
3.
Hiqeni filtrin (B).
4.
Lajini filtrat me ujë.
5.
Vendoseni filtrin (B) në pozicionin e tij
fillestar. Sigurohuni që të jetë
montuar saktësisht sipas dy
udhëzuesve (C).
6.
Montojeni filtrin (A) dhe vendoseni në
pozicion në filtrin (B). Rrotullojeni në
drejtim të akrepave të orës derisa të
bllokohet.
Një pozicionim jo i saktë i filtrave
mund të shkaktojë rezultate të
këqija larjeje dhe dëmtim të
pajisjes.
8.2 Pastrimi i krahëve spërkatës
Mos i çmontoni krahët spërkatës.
Nëse vrimat në krahët spërkatës
bllokohen, hiqni mbeturinat e mbetura me
një objekt të hollë me maj.
12
www.electrolux.com