User manual

Ju duhet ta përshtatni zbutësin e
ujit në mënyrë manuale dhe
elektronike.
Përshtatja manuale
Kthejeni rregulluesin e fortësisë së ujit në
pozicionin 1 ose 2.
Përshtatja elektronike
1. Sigurohuni që shënuesi i programit në
çelësin e programeve të jetë i puthitur
me treguesin e ndezjes/fikjes.
2. Shtypni dhe mbani shtypur butonin e
nisjes. Njëkohësisht, rrotulloni çelësin
e programeve në drejtim të akrepave
të orës derisa shënuesi i programit të
përputhet me programin e parë të
larjes në panelin e kontrollit.
3.
Lëshojeni butonin e nisjes kur treguesi
i nisjes dhe treguesi i ndezjes/fikjes
fillojnë të pulsojnë.
Drita treguese e përfundimit pulson
me ndërprerje. Numri i pulsimeve
tregon nivelin e zbutësit të ujit, p.sh.
5 pulsime + pauzë + 5 pulsime =
niveli 5.
4.
Për të rregulluar nivelin e zbutësit të
ujit, shtypni butonin e nisjes. Sa herë
që shtypni butonin e nisjes ju kaloni
nivelin tjetër.
5.
Për të konfirmuar cilësimin, rrotulloni
çelësin e programeve derisa shënuesi i
programit të përputhet me treguesin e
ndezjes/fikjes.
5.2 Mbushja e kutisë së kripës
1.
Rrotullojeni kapakun në drejtim të
kundërt të akrepave të orës dhe hapni
kutinë e kripës.
2.
Vendosni 1 litër ujë në kutinë e kripës
(vetëm herën e parë).
3.
Mbusheni kutinë e kripës me kripë
për enëlarëse.
4.
Hiqni kripën rreth vrimës së kutisë së
kripës.
5.
Rrotullojeni kapakun në drejtim të
akrepave të orës për ta mbyllur kutinë
e kripës.
KUJDES
Uji dhe kripa mund të derdhen
nga kutia e kripës kur ju e
mbushni atë. Rrezik gërryerjeje.
Për ta parandaluar këtë, nisni një
program pasi të mbushni kutinë e
kripës.
8
www.electrolux.com