User manual

detergjenti në pjesën e brendshme të
derës së pajisjes.
4. Nëse përdorni tableta detergjenti,
vendoseni tabletën e detergjentit në
folenë e detergjentit
1
.
5. Mbylleni shpërndarësin e detergjentit.
Shtypeni kapakun derisa të mbërthehet
në pozicion.
Marka të ndryshme të detergjentit
shkrihen në kohë të ndryshme. Disa
tableta detergjentesh nuk japin rezultatet
më të mira të pastrimit gjatë programe të
shkurtra të larjes. Përdorni programe
larjeje të gjata kur përdorni tableta
detergjentësh për të larguar plotësisht
detergjentin.
Përdorimi I lëndës shpëlarëse
Shpëlarësi mundëson tharjen e enëve pa
shenja dhe njolla.
Shpërndarësi i shpëlarësit shton
automatikisht shpëlarës gjatë fazës së
shpëlarjes së fundit.
Ndiqni këto hapa për të mbushur
shpërndarësin e shpëlarësit:
1.
Shtypni butonin e lirimit
6
për të hapur
kapakun
5
e shpërndarësit të
shpëlarësit.
2.
Mbushni shpërndarësin e shpëlarësit
3
me shpëlarës. Shenja "max" tregon
nivelin maksimal.
3. Hiqni shpëlarësin e derdhur me një leckë
thithëse për të parandaluar formimin e
shkumës gjatë programit të larjes.
4. Mbyllni shpërndarësin e shpëlarësit.
Shtypeni kapakun derisa të mbërthehet
në pozicion.
Përshtatja e dozimit të shpëlarësit
Përzgjedhja nga fabrika: pozicioni 3.
Ju mund të zgjidhni dozimin e shpëlarësit
midis pozicionit 1 (dozimi më i ulët) dhe
pozicionit 4 (dozimi më i lartë).
Rrotulloni përzgjedhësin e shpëlarësit
4
për
të rritur ose për të ulur dozën.
Funksioni I shumëfishtë
Funksioni i shumëfishtë është i përshtatshëm
për tabletat e kombinuara të detergjentit.
Këta produkte përmbajnë detergjentë me një
funksion të kombinuar të larjes, shpëlarjes
dhe kripës. Disa lloje tabletash mund të
përmbajnë agjentë të tjerë.
Kontrolloni nëse detergjentët janë të
përshtatshëm për fortësinë e ujit tuaj.
Referojuni udhëzimeve të prodhuesit.
Kur vendosni funksionin e shumëfishtë, ky
qëndron i aktivizuar derisa ta çaktivizoni ju.
Funksioni i shumëfishtë çaktivizon
automatikisht rrjedhjen e shpëlarësit dhe
kripës.
Funksioni i shumëfishtë çaktivizon
automatikisht dritat treguese të kripës dhe
shpëlarësit.
Kohëzgjatja e programit mund të rritet nëse
përdorni funksionin e shumëfishtë.
Aktivizoni funksionin e shumëfishtë
përpara fillimit të një programi larjeje.
Funksioni i shumëfishtë nuk mund të
aktivizohet gjatë procesit të një
programi.
Për të aktivizuar funksionin e shumëfishtë:
Shtypni butonin e funksionit të
shumëfishtë. Drita treguese e funksionit të
shumëfishtë ndizet.
Për të çaktivizuar funksionin e shumëfishtë
dhe për të përdorur veçmas detergjent, kripë
dhe shpëlarës:
1. Shtypni butonin e funksionit të
shumëfishtë. Drita treguese e funksionit
të shumëfishtë fiket.
2. Mbusheni kutinë e kripës dhe
shpërndarësin e shpëlarësit.
3. Përshtatni zbutësin e ujit në nivelin më të
lartë.
4. Kryeni një program larje pa enë.
5. Përshtatni zbutësin e ujit sipas fortësisë
së ujit në zonën tuaj.
6. Përshtatni dozimin e ndihmuesit të
shpëlarjes.
10 electrolux