User manual

Si të anuloni programin e larjes ose
shtyrjen e fillimit
Nëse programi i larjes ose shtyrja e fillimit
nuk kanë filluar, ju mund ta ndryshoni
përzgjedhjen.
Kur një program larjeje ose një shtyrje
fillimi janë në proces, nuk është e
mundur që të ndërroni përzgjedhjen.
Është e nevojshme që të anuloni
programin e larjes ose shtyrjen e fillimit
për të bërë një përzgjedhje të re.
Kur e keni anuluar shtyrjen e fillimit, kjo
automatikisht anulon përzgjedhjen e
programit të larjes. Në këtë rast duhet të
zgjidhni sërish programin larës.
1. Shtypni dhe mbani shtypur butonin e
anulimit derisa dritat e gjithë programeve
të ndizen.
2. Sigurohuni që ka detergjent në
shpërndarësin e detergjentit përpara se
të filloni një program të ri larjeje.
Në përfundim të programit të larjes
Pajisja ndalon automatikisht.
•Në ekran shfaqet 0.
1. Fikni pajisjen.
2. Hapni derën e enëlarëses.
3. Për rezultate më të mira tharjeje, mbajeni
derën gjysmë të hapur për disa minuta.
Nëse nuk e fikni pajisjen, pas tre
minutash nga përfundimi i programit
të larjes:
të gjitha dritat treguese fiken,
ekrani tregon një vijë horizontale,
Kjo ndihmon në uljen e konsumit të
energjisë.
Shtypni një nga butonat (jo butonin on/
off (ndezja/fikja)), ekrani dhe dritat
treguese ndizen përsëri.
Pajisja fiket automatikisht përsëri pas 10
minutash nga fundi i programit të larjes.
Hiqeni ngarkesën
Lërini enët të ftohen para se t’i hiqni ato
nga pajisja. Enët e nxehta janë lehtësisht
të dëmtueshme.
Boshatisni koshin e poshtëm në fillim dhe
më pas atë të sipërmin.
Mund të ketë ujë anash dhe te dera e
pajisjes. Enët prej inoksi ftohen më parë se
enët e tjera.
Programet e larjes
Programet e larjes
Programi Niveli i ndotjes Lloji i ngarkesës Përshkrimi i
programit
Kursye
si i
energji
1)
Auto
2)
Çdo lloj Enë porcelani, takëme,
tenxhere dhe tiganë
Paralarja
Larja kryesore 45°C
ose 70°C
1 ose 2 shpëlarje të
ndërmjetme
Shpëlarja
përfundimtare
Tharja
po me
efekt
Intensive Ndotje e madhe Enë porcelani, takëme,
tenxhere dhe tiganë
Paralarja
Larja kryesore 70°C
1 shpëlarje e
ndërmjetme
Shpëlarja
përfundimtare
Tharja
po me
efekt
Quick
3)
Ndotje normale ose
e lehtë
Enë porcelani dhe
takëme
Larja kryesore 60°C
Shpëlarja
po pa
efekt
12 electrolux