User manual

Kujdesi dhe pastrimi
Heqja dhe pastrimi i filtrave
Filtrat e ndotur zvogëlojnë rezultatet e larjes.
Megjithëse këto filtra nuk kanë shumë nevojë
për mirëmbajtje, ne rekomandojmë që ju të
kryeni kontrolle periodike dhe, nëse është e
nevojshme, t'i pastroni ato.
1. Për të hequr filtrin (A), rrotullojeni atë në
drejtim të kundërt të akrepave të orës dhe
nxirreni nga filtri (B).
A
B
2. Filtri (A) ka 2 pjesë. Për ta çmontuar filtrin,
ndajini këto pjesë.
3. Pastrojini plotësisht pjesët me ujë të
rrjedhshëm.
4. Bashkojini 2 pjesët e filtrit (A) së bashku
dhe shtyjini. Sigurohuni që ato të
montohen saktësisht brenda njëra-
tjetrës.
5. Hiqni filtrin (B).
6. Pastrojeni plotësisht filtrin (B) me ujë të
rrjedhshëm.
7. Vendoseni filtrin (B) në pozicionin fillestar.
Sigurohuni që ai të montohet saktësisht
poshtë dy drejtueseve (C).
C
8. Vendoseni filtrin (A) në pozicionin brenda
filtrit (B) dhe rrotullojeni në drejtim të
akrepave të orës derisa të bllokohet.
Pastrimi i krahëve spërkatës
Mos i çmontoni krahët spërkatës.
Nëse vrimat në krahët spërkatës bllokohen,
hiqni mbeturinat e mbetura me një kruajtëse
dhëmbësh.
Pastrimi i sipërfaqeve të jashtme
Pastroni sipërfaqet e jashtme të pajisjes dhe
panelin e kontrollit me një leckë të butë dhe
të njomë. Përdorni vetëm detergjentë
neutralë. Mos përdorni produkte gërryese,
materiale të ashpra ose tretës (p.sh. aceton).
Si të veprojmë nëse…
Pajisja nuk ndizet ose ndalon gjatë punës. pari, përpiquni të gjeni një zgjidhje për
problemin (referojuni tabelës). Nëse nuk e
gjeni, kontaktoni qendrën e shërbimit.
Problemi Kodi i defektit Shkaku i mundshëm Zgjidhja e
mundshme
Pajisja nuk mbushet me
ujë.
Ekrani shfaq
Rubineti i ujit është i
bllokuar ose i veshur
me shtresë gëlqerore.
Pastroni rubinetin e ujit.
14 electrolux