User manual

do të shmangni lëndimet fizike ndaj
personave ose dëmtimet e pronës.
Përdoreni pajisjen vetëm për të larë enët
shtëpiake të kuzhinës, të përshtatshme
për larjen në enëlarëse.
Mos vendosni produkte që marrin flakë
ose sende që janë të lagura me produkte
që marrin flakë, afër ose brenda në pajisje.
Rrezik shpërthimi ose zjarri.
Vendosini thikat dhe takëmet e tjera me
majë të mprehtë në koshin e takëmeve, me
majat e drejtuara poshtë. Përndryshe,
vendosini horizontalisht në koshin e sipërm
ose në koshin e thikave. (Jo të gjitha
modelet e kanë koshin e thikave).
Përdorni vetëm produktet e specifikuara
për enëlarëset (detergjent, kripë,
shpëlarës).
Kripërat që nuk janë të specifikuara për
enëlarëse mund të dëmtojnë zbutësin e
ujit.
Mbusheni pajisjen me kripë përpara së të
filloni një program larjeje. Kokrrat e kripës
dhe ujërat me kripë mund të shkaktojnë
gërryerje ose të krijojnë një vrimë në fund
të pajisjes.
Mos e mbushni kurrë shpërndarësin e
shpëlarësit me produkte të tjera përveç
shpëlarësit (p.sh. me agjentë pastrues për
enëlarësen, me detergjent të lëngshëm).
Kjo mund të shkaktojë dëmtime në pajisje.
Sigurohuni që krahët spërkatës të mund të
lëvizin lirisht përpara se të filloni një
program larjeje.
Nëse hapni derën ndërsa pajisja është në
punë e sipër, që andej mund të dalë avull
i nxehtë. Ka rrezik djegieje të lëkurës.
Mos i hiqni enët nga pajisja para
përfundimit të programit të larjes.
Kujdesi dhe pastrimi
Përpara se të kryeni veprime për
mirëmbajtjen e pajisjes, fikeni atë dhe hiqni
spinën nga priza.
Mos përdorni produkte që marrin flakë ose
produkte që mund të shkaktojnë gërryerje.
Mos e përdorni pajisjen pa filtrat.
Sigurohuni që instalimi i filtrave është i
saktë. Instalimi i pasaktë i tyre shkakton
rezultate të pakënaqshme të larjes dhe
dëmtim të pajisjes.
Mos spërkatni ujë ose avull për të pastruar
pajisjen. Ekziston rreziku i goditjes elektrike
dhe i dëmtimit të pajisjes.
Instalimi
Sigurohuni që pajisja nuk ka pësuar asnjë
dëmtim ndërsa është transportuar. Mos e
lidhni pajisjen nëse ajo është e dëmtuar.
Nëse është e nevojshme, kontaktoni
shitësin.
Hiqni të gjithë paketimin përpara
përdorimit të parë.
Vetëm një person i kualifikuar mund të
kryejë instalimet elektrike dhe hidraulike,
vendosjen dhe mirëmbajtjen e pajisjes. Kjo
parandalon rrezikun e dëmtimeve në
strukturë ose lëndimet fizike.
Sigurohuni që spina të mos jetë në prizë
gjatë instalimit.
Mos hapni vrima në skajet anësore të
pajisjes për të parandaluar dëmtimin në
pjesët hidraulike dhe pjesët elektrike.
Parandalim i formimit të brymës
Mos e montoni pajisjen në vende me
temperaturë nën 0°C.
Prodhuesi nuk mban përgjegjësi për
dëmtim për shkak të ngricës.
Lidhja e ujit
Përdorni zorrë të reja për ta lidhur pajisjen
me furnizimin me ujë. Mos përdorni zorrë
të përdorura.
Mos e lidhni pajisjen me tuba të rinj ose me
tuba të papërdorur për një kohë të gjatë.
Lëreni ujin të rrjedhë për disa minuta, dhe
më pas lidhni zorrën e futjes së ujit.
Kur të instaloni pajisjen, sigurohuni që të
mos i shtypni ose të mos i dëmtoni zorrët
e ujit.
Sigurohuni që bashkimet e ujit të jenë
shtrënguar fort për të shmangur rrjedhjen
e ujit.
Herën e parë që përdorni pajisjen,
sigurohuni që zorrët nuk kanë rrjedhje uji.
Zorra e hyrjes së ujit është me dy shtresa
dhe ka një kabllo të brendshëm elektrik
dhe një valvul sigurie. Zorra e hyrjes së ujit
është nën presion vetëm gjatë kohës që
qarkullon ujë në të. Nëse ka një rrjedhje në
zorrën e hyrjes së ujit, valvula e sigurisë e
ndërpret rrjedhjen e ujit.
Bëni kujdes kur lidhni zorrën e hyrjes së
ujit:
electrolux 3