User manual

Mos e futni në ujë zorrën e hyrjes së
ujit ose valvulën e sigurisë.
Nëse zorra e hyrjes së ujit ose valvula
e sigurisë është dëmtuar, hiqni
menjëherë spinën elektrike nga priza.
Kontaktoni qendrën e shërbimit që të
zëvendësojë zorrën e hyrjes së ujit me
valvul sigurie.
Paralajmërim Tension i
rrezikshëm.
Lidhja elektrike
Pajisja duhet tokëzuar.
Sigurohuni që të dhënat elektrike në
pllakën e klasifikimit të jenë në përputhje
me furnizimin me energji të banesës tuaj.
Përdorni gjithmonë një prizë me tokëzim të
instaluar mirë.
Mos përdorni spina me shumë hyrje,
bashkues dhe kabllo zgjatues. Ka rrezik
zjarri.
Mos e zëvendësoni ose ndërroni kabllon
kryesore elektrike. Kontaktoni qendrën e
shërbimit.
Bëni kujdes të mos shtypni ose të
shkaktoni dëmtime të spinës dhe kabllos
kryesore elektrike mbrapa pajisjes.
Sigurohuni që spina të jetë e arritshme pas
montimit të pajisjes.
Mos e tërhiqni kabllon e ushqimit për të
shkëputur pajisjen nga korrenti. Tërhiqeni
gjithmonë nga spina.
Qendra e shërbimit
Vetëm një inxhinier i miratuar mund ta
riparojë ose të punojë me pajisjen.
Kontaktoni me qendrën e shërbimit.
Përdorni vetëm pjesë këmbimi origjinale.
Hedhja e pajisjes
Për të parandaluar rrezikun e lëndimeve
ose dëmtimeve fizike:
Shkëputeni pajisjen nga priza.
Prejeni kabllon e rrymës dhe hidheni atë.
Hidhni mbajtësen e derës. Kjo i
parandalon fëmijët ose kafshët e vogla
që të mbyllen brenda pajisjes. Ka rrezik
asfiksimi.
Paralajmërim Detergjentët e
enëlarëses janë të rrezikshëm dhe
mund të shkaktojnë gërryerje!
Nëse ndodh ndonjë aksident me këta
detergjentë, kontaktoni menjëherë
qendrën tuaj rajonale të helmimit dhe
një doktor.
Nëse detergjenti hyn në gojë,
kontaktoni menjëherë qendrën tuaj
rajonale të helmimit dhe një doktor.
Nëse detergjenti hyn në sy, kontaktoni
menjëherë një doktor dhe lagini sytë
me ujë.
Mbajini detergjentet e enëlarëses në
një vend të sigurt ku nuk mund t'i
kapin fëmijët.
Mos e mbani derën e pajisjes hapur
kur ka detergjent në shpërndarësin e
detergjentit.
Mbusheni shpërndarësin e
detergjentit vetëm përpara se të filloni
një program larjeje.
4 electrolux