User manual

Butoni i anulimit
Me anë të këtij butoni, mund të anuloni një
program larës ose mund të shtyni fillimin e një
programi. Referojuni kapitullit "Përzgjedhja
dhe startimi I një programi larës".
Butonat e përzgjedhjes së programit
Me anë të këtyre butonave ju mund të
zgjidhni programin e larjes. Shtypni një nga
butonat vazhdimisht derisa drita treguese e
programit të nevojshëm të ndizet.
Referojuni kapitullit "Programet e larjes" për
hollësi të mëtejshme lidhur me programet e
larjes.
Butoni i shumëfishtë
Shtypeni këtë buton për të aktivizuar/
çaktivizuar funksionin e shumëfishtë.
Referojuni kapitullit "Funksioni i shumëfishtë".
Butoni i kursimit të energjisë
Ky funksion ul temperaturën në fazën e
tharjes. Kursimi i energjisë shkon nga 10%
deri 25%.
Enët mund të jenë të njoma në fund të
programit. Jkëshillojmë që të hapni
derën e enëlarëses dhe ta mbani atë pak
hapur për t'i lënë enët të thahen.
Ky funksion mund të përdoret me të gjitha
programet e larjes. Drita treguese përkatëse
ndizet kur shtypni butonin.
Funksioni i kursimit të energjisë nuk ka efekt
në disa programe. Referojuni kapitullit
'Programet e larjes'.
Butoni i shtyrjes së fillimit të programit
Përdorni këtë buton për të shtyrë fillimin e
programit të larjes me një interval nga 1 në
24 orë. Referojuni kapitullit "Përzgjedhja dhe
startimi I një programi larës".
Ekrani
Në ekran shfaqet:
Përshtatja elektronike e nivelit të zbutësit
të ujit.
Aktivizimi/çaktivizimi i shpërndarësit të
shpëlarësit (vetëm me funksionin e
shumëfishtë të aktivizuar).
Kohëzgjatja e programit të larjes.
Koha e mbetur deri në përfundim të
programit të larjes.
Përfundimi i një programi larjeje. Në ekran
shfaqet një zero.
Koha e mbetur deri në shtyrjen e fillimit.
Kodet e defektit.
Butonat e funksionit
Përdorni butonat e funksionit për këto
procese:
Për të përshtatur në mënyrë elektronike
nivelin e zbutësit të ujit. Referojuni kapitullit
"Vendosja e zbutësit të ujit".
Për të aktivizuar/çaktivizuar shpërndarësin
e shpëlarësit kur funksioni i shumëfishtë
është i ndezur. Referojuni kapitullit "Si të
veprojmë nëse...".
Modaliteti i përzgjedhjes
Pajisja duhet të jetë në modalitetin e
përzgjedhjes për këto procese:
Për të zgjedhur dhe për të filluar një
program larjeje dhe/ose një shtyrje të
fillimit.
Për të përshtatur në mënyrë elektronike
nivelin e zbutësit të ujit.
Për të aktivizuar/çaktivizuar shpërndarësin
e shpëlarësit.
Shtypni butonin on/off (ndezje/fikje). Pajisja
është në modalitetin e përzgjedhjes, kur:
Gjithë dritat e programeve ndizen.
Shtypni butonin on/off (ndezje/fikje). Pajisja
nuk është në modalitetin e përzgjedhjes, kur:
Vetëm drita e një programi ndizet.
Ekrani tregon kohëzgjatjen e programit të
larjes ose shtyrjen e fillimit.
Duhet të anuloni programin ose shtyrjen
e fillimit për t’u kthyer në modalitetin e
përzgjedhjes. Referojuni kapitullit
"Përzgjedhja dhe startimi I një programi
larës".
Përpara përdorimit të parë
Referojuni udhëzimeve për çdo hap të
procedurës:
1. Bëni një kontroll nëse përshtatja e
zbutësit të ujit përputhet me fortësinë e
electrolux 7