User manual

ujit në zonën tuaj. Nëse është e
nevojshme, përshtatni zbutësin e ujit.
2. Mbusheni kutinë e kripës me kripë të
posaçme për enëlarëse.
3. Mbushni shpërndarësin e shpëlarësit me
ndihmësin për shpëlarjen.
4. Mbushja e enëlarëses me takëme dhe
enë.
5. Vendosni programin e saktë të larjes
sipas llojit të ngarkesës dhe të ndotjes.
6. Mbusheni kutinë e detergjentit me sasinë
e duhur të detergjentit.
7. Filloni programin e larjes.
Nëse përdorni tableta detergjenti të
kombinuara ("3 në 1", "4 në 1", "5 në 1"),
referojuni kapitullit "Funksioni i
shumëfishtë".
Vendosja e zbutësit të ujit
Zbutësi i ujit heq mineralet dhe kripërat nga
furnizimi i ujit. Mineralet dhe kripërat mund të
kenë një ndikim negativ në funksionimin e
pajisjes.
Shkallët ekuivalente masin fortësinë e ujit:
Sistemi gjerman (dH°).
Sistemi francez (°TH).
mmol/l (milimol për çdo litër - njësi
ndërkombëtare për fortësinë e ujit).
•Gradë Clarke.
Përshtatni zbutësin e ujit sipas fortësisë së
ujit në zonën tuaj. Nëse është e nevojshme,
kontaktoni autoritetet lokale të ujësjellësit.
Fortësia e ujit Përshtatja e fortësisë së ujit
°dH °TH mmol/l Clarke manualisht elektronikisht
51 - 70 91 - 125 9,1 - 12,5 64 - 88
2
1)
10
43 - 50 76 - 90 7,6 - 9,0 53 - 63
2
1)
9
37 - 42 65 - 75 6,5 - 7,5 46 - 52
2
1)
8
29 - 36 51 - 64 5,1 - 6,4 36 - 45
2
1)
7
23 - 28 40 - 50 4,0 - 5,0 28 - 35
2
1)
6
19 - 22 33 - 39 3,3 - 3,9 23 - 27
2
1)
5
1)
15 - 18 26 - 32 2,6 - 3,2 18 - 22 1 4
11 - 14 19 - 25 1,9 - 2,5 13 - 17 1 3
4 - 10 7 - 18 0,7 - 1,8 5 - 12 1 2
< 4 < 7 < 0,7 < 5
1
2)
1
2)
1) Pozicioni nga fabrika.
2) Nuk nevojitet përdorimi i kripës.
Duhet të përshtatni zbutësin e ujit në
mënyrë manuale dhe elektronike.
Përshtatja manuale
Rrotullojeni rregulluesin e fortësisë së ujit në
pozicionin 1 ose 2 (referojuni figurës).
Përshtatja elektronike
1. Ndizni pajisjen.
2. Sigurohuni që pajisja të jetë në
modalitetin e përzgjedhjes.
8 electrolux