User manual

3. Shtypni dhe mbani shtypur butonat B dhe
C derisa dritat treguese të butonave të
funksionit A , B, dhe C të fillojnë të
pulsojnë.
4. Lëshojini butonat e funksionit B dhe C.
5. Shtypni butonin e funksionit A.
Dritat treguese të programit mbi
butonat e funksionit B dhe C fiken.
Drita treguese e programit mbi butonin
e funksionit A vazhdon të pulsojë.
Në ekranin dixhital shfaqet përshtatja
aktuale.
Shembull: ekrani shfaq
= niveli 5.
6. Shtypni vazhdimisht butonin e funksionit
A deri sa ekrani të tregojë përshtatjen e
nevojshme.
7. Shtypni butonin on/off (ndezur/fikur) për
të ruajtur procesin.
Nëse zbutësi i ujit është vendosur në
mënyrë elektronike në nivelin 1, drita e
treguesit të kripës qëndron e ndezur.
Përdorimi I kripës në enëlarëse
Ndiqni këto hapa për të mbushur
mbajtësen e kripës:
1. Rrotullojeni kapakun në drejtim të kundërt
të akrepave të orës për të hapur kutinë e
kripës.
2. Mbusheni kutinë e kripës me 1 litër ujë
(vetëm gjatë përdorimit të parë).
3. Përdorni hinkën për të mbushur kutinë e
kripës me kripë.
4. Pastroni kripën e mbetur rreth vrimës së
kutisë së kripës.
5. Rrotullojeni kapakun në drejtim të
akrepave të orës për të mbyllur kutinë e
kripës.
Është normale që uji të derdhet nga kutia
e kripës kur ju e mbushni atë me kripë.
Përdorimi I detergjentit dhe shpëlarësit
20
30
M
A
X
1
2
3
4
+
-
1
2
3
4
5
6
7
Përdorimi i detergjentit
Për të ndihmuar mjedisin, mos përdorni
më shumë detergjent sesa sasia e
caktuar.
Ndiqni rekomandimet e prodhuesit
detergjentit në ambalazhin e
detergjentit.
Ndiqni këta hapa për të mbushur folenë e
detergjentit:
1.
Shtypni butonin e lirimit
2
për të hapur
kapakun
7
e shpërndarësit të
detergjentit.
2. Vendoseni detergjentin në shpërndarës
1
.
3. Nëse programi i larjes ka një fazë
paralarjeje, vendosni një sasi të vogël
electrolux 9