User manual

Mbushja e kutisë së kripës
1. Rrotullojeni kapakun e kutisë së
kripës në drejtim të kundërt të
akrepave të orës dhe hiqeni.
2. Vendosni 1 litër ujë në kutinë e kripës
(vetëm herën e parë).
3. Mbusheni kutinë e kripës me 1 kg
kripë (derisa të mbushet plot).
4. Tundeni hinkën me kujdes nga
doreza që të futen brenda edhe
kokrrizat e fundit.
5. Hiqni kripën përreth vrimës së kutisë
së kripës.
6. Rrotulloni kapakun e kutisë së kripës
në drejtim të akrepave të orës për ta
mbyllur kutinë e kripës.
KUJDES!
Uji dhe kripa mund të
derdhen nga kutia e kripës
kur e mbushni. Pasi ta
mbushni kutinë e kripës,
nisni menjëherë një program
larjeje për të shmangur
gërryerjen.
8.2 Mbushja e kutisë së
shpëlarësit
A
B
C
KUJDES!
Përdorni vetëm shpëlarës të
posaçëm për lavastovilje.
1. Hapni kapakun (C).
2. Mbusheni kutinë (B) derisa
shpëlarësi të arrijë në shenjën
''MAX''.
3. Hiqni shpëlarësin e derdhur me një
leckë thithëse për të parandaluar
formimin e shkumës së tepërt.
4. Mbyllni kapakun. Sigurohuni që
kapaku të ngecë në vend.
Mbusheni kutinë e
shpëlarësit kur treguesi (A)
pastrohet.
9. PËRDORIMI I PËRDITSHËM
1. Hapeni rubinetin e ujit.
2. Shtypni butonin e ndezjes/fikjes për
të aktivizuar pajisjen.
Sigurohuni që pajisja të jetë në regjimin e
përzgjedhjes së programit.
Nëse treguesi i kripës është i
ndezur, mbushni kutinë e kripës.
Nëse treguesi i shpëlarësit është i
ndezur, mbushni shpërndarësin e
shpëlarësit.
3. Mbushni koshat.
www.electrolux.com14