User manual

Problemi dhe kodi i
alarmit
Shkaku i mundshëm dhe zgjidhja
Pajisja nuk e shkarkon
ujin.
Ekrani shfaq .
Sigurohuni që tubi lidhës i lavamanit të mos jetë i
bllokuar.
Sigurohuni që filtri në tubin dalës të mos jetë i
bllokuar.
Sigurohuni që sistemi i filtrit të brendshëm të mos
jetë i bllokuar.
Sigurohuni që zorra e shkarkimit të mos jetë e
përdredhur ose e përthyer.
Është aktivizuar pajisja
kundër përmbytjes.
Ekrani shfaq .
Mbylleni rubinetin dhe lidhuni me qendrën e
autorizuar të shërbimit.
Pajisja ndalon dhe fillon
shumë herë gjatë procesit.
Kjo është normale. Kjo sjell rezultate optimale në
larje dhe kursim energjie.
Programi zgjat shumë. Zgjidhni opsionin TimeManager për të shkurtuar
kohën e programit.
Nëse është vendosur opsioni i shtyrjes së programit,
anuloni cilësimin e shtyrjes ose prisni sa të
përfundojë numërimi mbrapsht.
Koha e mbetur në ekran
rritet dhe kapërcehet pranë
fundit të kohës së
programit.
Ky nuk është defekt. Pajisja punon siç duhet.
Opsionet e programit
duhet të vendosen sërish
çdo herë.
Për të ruajtur konfigurimin e preferuar, përdorni
opsionin MyFavourite.
Rrjedhje e vogël nga dera
e pajisjes.
Pajisja nuk është vendosur në nivel. Lironi ose
shtrëngoni këmbët e rregullueshme (nëse ka).
Dera e pajisjes nuk është e centruar me kazanin.
Rregulloni këmbët e pasme (nëse ka).
Dera e pajisjes mbyllet me
vështirësi.
Pajisja nuk është vendosur në nivel. Lironi ose
shtrëngoni këmbët e rregullueshme (nëse ka).
Pjesë të takëmeve dalin jashtë nga koshat.
Zhurma kërcitëse/goditëse
nga brenda pajisjes.
Takëmet nuk janë rregulluar mirë në kosha.
Referojuni fletëpalosjes së mbushjes së koshave.
Sigurohuni që krahët spërkatës të rrotullohen
lirshëm.
Bie automati nga pajisja. Amperazhi është i pamjaftueshëm për të furnizuar
njëkohësisht të gjitha pajisjet në përdorim.
Kontrolloni amperazhin e prizës dhe kapacitetin e
matësit ose fikni një prej pajisjeve që jeni duke
përdorur.
Defekt i brendshëm elektrik i pajisjes. Kontaktoni me
një qendër të autorizuar shërbimi.
www.electrolux.com20