udhëzimet për përdorim Enëlarëse ESI 67050
electrolux Electrolux. Thinking of you. Bëhuni edhe ju pjesë e botëkuptimit tonë në www.electrolux.
electrolux 3 • Detergjentët e enëlarëses mund të shkaktojnë djegie kimike të syve, gojës apo fytit tuaj. Ato mund të rrezikojnë jetën tuaj! Respektoni udhëzimet e sigurisë së prodhuesit të detergjentit të enëlarëses. • Uji brenda pajisjes tuaj nuk është i pijshëm. Mbetjet e detergjentit mund të kenë mbetur ende brenda pajisjes tuaj. • Sigurohuni që dera e enëlarëses të jetë gjithmonë e mbyllur, gjatë kohës që nuk është duke u mbushur apo zbrazur me enë.
electrolux PËRSHKRIM I PRODUKTIT 1 2 3 4 5 6 7 8 9 Koshi i sipërm Rregulluesi i fortësisë së ujit Mbajtësja e kripës Foleja e detergjentit Foleja e shpëlarësit Pllakëza e parametrave Filtrat Krahu i poshtëm spërkatës Krahu i sipërm spërkatës Drita e brendshme Kjo enëlarëse ka një ndriçim të brendshëm, i cili ndizet kur hapet dera e pajisjes dhe fiket kur dera mbyllet. Paralajmërim Ka rrezatim të dukshëm led, ndaj mos i ngulni sytë tek drita.
electrolux 5 PANELI I KONTROLLIT 8 7 6 11 10 9 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 Butoni On/Off (ndez/fik) Butoni i anulimit Butoni i përzgjedhjes së programit Butoni Multitab Butoni i kursimit të energjisë Butoni i shtyrjes së fillimit të programit Ekrani dixhital Shiriti i dritës Butonat e funksionit Dritat treguese Dritat treguese të programeve Dritat treguese Multitab Ndizet kur është vendosur funksioni multitab. Butoni i kursimit të energjisë Ndizet kur është vendosur funksioni i kursimit të energjisë.
electrolux Dritat treguese Kripa Ndizet kur është mbaruar kripa e posaçme. 1) 1) Dritat treguese të kripës dhe shpëlarësit nuk ndizen asnjëherë gjatë kohës që një program larës është në proces, edhe nëse është e nevojshme të shtoni kripë dhe/ose shpëlarës. Butoni i anulimit Me anë të këtij butoni mund të anuloni një program larës ose një shtyrje të fillimit të programit të proces. Butoni i përzgjedhjes së programit Shtypni një nga këta butona derisa drita treguese e programit të dëshiruar të ndizet.
electrolux 7 • Mbushni folenë e shpëlarësit • Sigurohuni që lidhjet elektrike dhe ato hidraulike të jenë në përputhje me udhëzimet e instalimit • Hiqni gjithë paketimet nga brendësia e pajisjes • Vendosni nivelin e zbutësit të ujit • Hidhni 1 litër ujë brenda mbajtëses së kripës dhe më pas mbusheni atë me kripë të përshtatshme për enëlarësen Nëse dëshironi të përdorni tableta detergjente të kombinuara, si: '3 në 1', '4 në 1', '5 në 1' etj... vendosni funksionin multitab.
electrolux Regjistrimi elektronik Enëlarësja është paravendosur në përzgjedhjen 5. 1. Ndizni pajisjen. Enëlarësja duhet të jetë në modalitetin e përzgjedhjes. 2. Shtypni dhe mbani shtypur njëkohësisht butonat e funksionit B dhe C. Dritat treguese të programit që ndodhen mbi butonat e funksionit A, B dhe C fillojne të pulsojnë. 3. Shtypni butonin e funksionit A, dritat treguese të programit sipër butonave të funksionit B dhe C fiken.
electrolux 9 duhet më shumë kohë që të shkrijnë, atëherë kjo mund të kërkojë më shumë kohë. Funksionimi normal i pajisjes nuk ndikohet. Drita treguese e kripës në panelin e kontrollit mund të mbetet e ndezur për 2-6 orë pasi keni rimbushur mbajtësen me kripë, nëse enëlarësja do të qëndrojë e ndezur. Nëse përdorni kripëra, të cilave u PËRDORIMI I LËNDËS SHPËLARËSE Paralajmërim Përdorni vetëm shpëlarës origjinalë të përshtatshëm për enëlarëse.
electrolux PËRDORIMI I PËRDITSHËM • Kontrolloni nëse është e nevojshme të rimbushni enëlarësen me kripë apo shpëlarës. • Vendosni takëmet dhe enët në enëlarëse. • Hidhni detergjentin e enëlarëses. • Zgjidhni një program larjeje të përshtatshëm për takëmet dhe enët. • Filloni programin e larjes. Informacione dhe këshilla të dobishme Sfungjerët, leckat shtëpiake dhe çdo objekt që mund të thithë ujë, nuk duhet të lahen në enëlarëse.
electrolux 11 Për larjen në enëlarëse, takëmet dhe enët e mëposhtme nuk janë të përshtatshme: • Takëmet me bisht të drunjtë, të brinjtë, kinez apo prej sedefi. • Sendet plastike që nuk janë rezistente ndaj në nxehtit. • Takëme të vjetra me pjesë të ngjitura që nuk i rezistojnë temperaturës. • Takëme apo enë të shtresëzuara. • Sende kallaji apo bronzi. • Qelqurina prej kristali plumbi. • Sende prej çeliku të prirur për t'u ndryshkur. • Pjatanca prej druri. • Sende të përbëra nga fibra sintetike.
electrolux Lugët trazojini bashkë me takëme të tjera për të mos lejuar që të ngjiten me njëra-tjetrën. Për ta lehtësuar mbushjen e koshit të takëmeve, ulni dorezën e koshit të takëmeve. Për të arritur rezultatet më të mira, ju këshillojmë të përdorni skarat e takëmeve. Nëse përmasat e takëmeve nuk lejojnë përdorimin e skarave, këto të fundit mund të futen lehtësisht brenda. Koshi i takëmeve është i ndarë në dy pjesë, gjë që e lejon të ndahet duke dhënë fleksibilitet më të madh në vendosjen e takëmeve.
electrolux 13 Gotat me bisht të gjatë mund të vendosen me kokë poshtë në mbajtëset e filxhanëve. Për enë më të larta, varëset e filxhanëve mund të palosen. Koshi i vogël i takëmeve Koshi i sipërm është i pajisur me një kosh për takëmet e vogla. Kujdes MOS FUTNI KURRË THIKA NË KOSHIN E VOGËL TË TAKËMEVE. KJO DO TË SHMANGË DËMTIME NË PAJISJE. Koshi i vogël i takëmeve duhet të vendoset vetëm në pjesën ballore të koshit të sipërm, në të majtë ose në të djathtë.
electrolux Kujdes PËRPARA SE TË MBYLLNI DERËN, SIGUROHUNI QË KRAHËT SPËRKATËS TË MUND TË RROTULLOHEN LIRISHT. Rregullimi i lartësisë së koshit të sipërm Nëse lani pjata shumë të mëdha, mund t'i vendosni ato në koshin e poshtëm pasi të keni lëvizur koshin e sipërm në pozicionin më të lartë. Lartësia maksimale e enëve në koshin e poshtëm Shihni figurat për pozicionimin e duhur të kunjave të buta.
electrolux 15 PËRDORIMI I DETERGJENTIT Përdorni vetëm detergjent të prodhuar posaçërisht për përdorimin në enëlarëse. Lutemi lexoni me kujdes këshillat e prodhuesit për dozimin dhe ruajtjen, siç shkruhet në paketimin e detergjentit. Mospërdorimi i një sasie më të madhe se ç'duhet detergjenti, ndihmon në pakësimin e papastërtive. 3. Gjithë programet me paralarje kanë nevojë për një sasi shtesë detergjenti (5/10 g), e cila duhet të vendoset në folenë e posaçme të detergjentit për paralarje (2).
electrolux "FUNKSIONI MULTITAB" Kjo pajisje është e pajisur me "funksionin Multitab", i cili mundëson përdorimin e tabletave detergjente të kombinuara "Multitab. Këta produkte janë detergjentë me një funksion të kombinuar të larjes, shpëlarjes dhe kripës. Ata gjithashtu përmbajnë agjentë të tjerë të ndryshëm, në varësi të llojit të tabletës që zgjidhni ("3 në 1", "4 në 1", "5 në 1" etj...). Kontrolloni nëse detergjentët janë të përshtatshëm për fortësinë e ujit tuaj. Shihni udhëzimet e prodhuesit.
electrolux 17 PËRZGJEDHJA DHE STARTIMI I NJË PROGRAMI LARËS E rëndësishme Vendosni përzgjedhjet përpara fillimit të një programi larës. Kur një program larës është në proces, nuk mund të vendoset asnjë përzgjedhje tjetër. Nëse është e rëndësishme të vendosni një përzgjedhje, anuloni programin e larjes. Përzgjidhni programin e larjes dhe shtyrjen e fillimit të programit me derën pak të hapur.
electrolux 2. Hapni derën e pajisjes dhe lëreni atë pak të hapur duke pritur pak minuta përpara se të nxirrni jashtë enët. Në këtë mënyrë ato do të jenë më të ftohta dhe tharja do të bëhet më mirë. Nëse është vendosurt funksioni i kursimit të energjisë, enët mund të mbeten të njoma edhe pas përfundimit të programit. Ju rekomandojmë ta lini derën e pajisjes pak të hapur në mënyrë që enët të thahen në mënyrë natyrale. automatikisht në modalitetin standby. Modaliteti standby ul konsumin e energjisë.
electrolux 19 Programi Niveli i ndotjes Lloji i ngarkesës Përshkrimi i programit Kursimi i energjisë 1) Ndotje e lehtë Enë argjile dhe takëme Larja kryesore deri në 55°C 1 shpëlarje e ndërmjetme Shpëlarja përfundimtare Mund të zgjidhet, nuk ka ndikim në programin e larjes. Çdo lloj Ngarkesë e pjesshme (për t'u mbushur më tej gjatë ditës). 1 shpëlarje e ftohtë (për të shmangur mbeturinat e ushqimit që të ngjiten). Ky program nuk kërkon përdorimin e detergjentit.
electrolux 3. Kthejeni dorezën me një rrotullim pothuajse 1/4 në drejtim kundërorar dhe nxirrni sistemin e filtrave Mos u përpiqni KURRË të çmontoni krahët spërkatës. Nëse vrimat e krahëve spërkatës janë bllokuar nga mbetjet e ndotjeve, pastrojini ato me ndihmën e një kruajtëseje dhëmbësh. Pastrimi i jashtëm Pastroni sipërfaqet e jashtme të pajisjes dhe panelin e kontrollit me një leckë të butë të njomë. Nëse është e nevojshme përdorni detergjent neutralë.
electrolux 21 SI TË VEPROJMË NËSE… Enëlarësja nuk fillon punë ose ndalon në mes të procesit. Probleme të tilla vijnë si pasojë e mungesës së mirëmbajtjes së thjeshtë apo vëmendjes, çka mund të zgjidhet me ndihmën e Kodet e defekteve të keqfunksionimeve treguesve të përshkruar në tabelë, pa qenë nevoja të thërrisni një inxhinier. Fikeni pajisjen dhe kryeni veprimet korrigjuese të sugjeruara më poshtë. Shkaku i mundshëm dhe zgjidhja • do të shfaqet në ekranin elektronik.
electrolux Rezultatet e larjes nuk janë të kënaqshme Enët nuk janë të pastra • Është zgjedhur programi i gabuar për larjen. • Enët janë vendosur në mënyrë të tillë që e pengojnë ujin të arrijë në të gjitha pjesët e sipërfaqes. Koshat nuk duhet të mbingarkohen. • Krahët spërkatës nuk rrotullohen lirisht për shkak të vendosjes së pasaktë të enëve. • Filtrat në bazamentin e dhomës së larjes janë të pisët ose të keqvendosur. • Është përdorur shumë pak ose aspak detergjent.
electrolux 23 Kur fusni pajisjen në vend, sigurohuni që tubi i hyrjes së ujit, tubi i kullimit dhe kabllo i ushqimit elektrik të mos jenë të përthyer apo të shkelur. Mbështetja e sigurt në njësitë ngjitur Enëlarësja duhet të mbështetet mirë duke mos u anuar. Për këtë arsye, sigurohuni që mobilja nën të cilën enëlarësja është vendosur, është e siguruar mirë në një strukturë të fiksuar (dollapë kuzhine, bufe, mur). Nivelimi Nivelimi i mirë është thelbësor për mbylljen dhe puthitjen e mirë të derës.
electrolux Lidhja e tubit të kullimit të ujit Gryka i tubit të kullimit mund të lidhet në mënyrat e mëposhtme: 1. Në rubinetin e daljes së lavapjatës, duke e siguruar mirë në pjesën e poshtme të planit të punës. Kjo do të parandalojë hyrjen e ujit të ndotur të lavapjatës në pajisje. 2. Në një gyp të qëndrueshëm me vrimë për ventilim, me një diametër minimal prej 4 cm. Lidhja për kullimin e ujit të ndotur duhet të ketë një lartësi maksimale prej 60 cm e llogaritur nga bazamenti i enëlarëses.
electrolux 25 shtëpisë tuaj. Në rast se kablli i ushqimit duhet të zëvendësohet, lutemi kontaktoni Qendrën lokale të Shërbimit. Spina duhet të jetë e arritshme pasi pajisja të jetë instaluar. Mos u shkëpusni kurrë pajisjen nga rrjeti elektrik duke e tërhequr spinën nga kablli. Tërhiqeni gjithmonë nga spina. Prodhuesi nuk mban përgjegjësi për defektet që vijnë si pasojë e mungesës së vëmendjes ndaj udhëzimeve të mësipërme të sigurisë.
electrolux
electrolux 27
www.electrolux.