User manual

PËRDORIMI I PËRDITSHËM
Kontrolloni nëse është e nevojshme të
rimbushni enëlarësen me kripë apo
shpëlarës.
Vendosni takëmet dhe enët në enëlarëse.
Hidhni detergjentin e enëlarëses.
Zgjidhni një program larjeje të
përshtatshëm për takëmet dhe enët.
Filloni programin e larjes.
Informacione dhe këshilla të dobishme
Sfungjerët, leckat shtëpiake dhe çdo objekt
që mund të thithë ujë, nuk duhet të lahen në
enëlarëse.
Përpara se të fusni brenda enët, duhet:
Të hiqni prej tyre gjithë ushqimet apo
copëzat e mbetura të ushqimit.
Zbutni mbetjet e djegura të ushqimeve
në tiganë
Kur vendosni brenda enët dhe takëmet,
lutemi vini re:
Enët dhe takëmet nuk duhet të
pengojnë rrotullimin e krahëvee
spërkatës.
Sendet e zgavruara, si filxhanët, gotat,
tiganët, etj. vendosini me zgavrën nga
poshtë, në mënyrë që të mos mblidhet
ujë në mbajtëse apo në bazamentin e
tyre.
Enët dhe takëmet nuk duhet të
vendosen brenda njëra-tjetrës apo njëra
mbi tjetrën.
Për të shmangur dëmtime të
mundshme në qelqurina, vendosni në
mënyrë të tillë që të mos takojnë njëra-
tjetrën.
Vendosni objektet e vogla në koshin e
takëmeve.
Sendet plastike dhe tiganët me veshje të
posaçme për mos-ngjitje, janë të prirur të
mbajnë pikat e ujit; këto sende nuk do të
thahen aq mirë sa sendet prej porcelani
apo çeliku.
Sendet e lehta (tasat plastikë, etj.) duhet të
vendosen në koshin e sipërm në mënyrë
të tillë që të mos lëvizin.
10 electrolux