User manual

Për larjen në enëlarëse, takëmet dhe enët e mëposhtme
nuk janë të përshtatshme:
kanë kufizimet e tyre në përshtatjen me
enëlarësen:
Takëmet me bisht të drunjtë, të brinjtë, kinez
apo prej sedefi.
Sendet plastike që nuk janë rezistente ndaj
nxehtit.
Takëme të vjetra me pjesë të ngjitura që nuk i
rezistojnë temperaturës.
Takëme apo enë të shtresëzuara.
Sende kallaji apo bronzi.
Qelqurina prej kristali plumbi.
Sende prej çeliku të prirur për t'u ndryshkur.
Pjatanca prej druri.
Sende të përbëra nga fibra sintetike.
Prodhimet e gresit lajini në enëlarëse vetëm
nëse është shënuar mbi to nga prodhuesi, se
janë të përshtatshme për larjen në enëlarëse.
Motivet me glazurë mund të çngjyrosen nëse i
lani shpesh në enëlarëse.
Pjesët prej argjendi dhe alumini janë të prirura
të çngjyrosen gjatë larjes: Mbetjet, si p.sh. prej
të bardhave të vezës, të verdhave të vezës dhe
mustardës shkaktojnë shpesh çngjyrosje dhe
njollosje mbi sendet prej argjendi. Për këtë
arsye, gjithmonë pastrojeni argjendin
menjëherë nga këto mbetje, nëse nuk do t'i lani
menjëherë pas përdorimit të tyre.
MBUSHJA E ENËLARËSES ME TAKËME DHE ENË
Koshi i poshtëm
Koshi i poshtëm është për të mbajtur tiganë,
kapakë, pjata, tasa sallate, takëme, etj.
Pjatat e servisit dhe kapat e mëdhenj duhet
të vendosen nëpër qoshet e koshit, duke u
siguruar që krahët spërkatës të rrotullohen
lirshëm.
Rreshtat e dhëmbëzimeve në koshin e
poshtëm mund të ulen lehtësisht për t'ju
lejuar të vendosni tenxhere, tava dhe tasa.
Koshi i takëmeve
Pozicioni i vendosjes së thikave me teh
të gjatë me tehun nga sipër është shumë
i rrezikshëm. Takëmet e gjata dhe/ose të
mprehta, si thikat e mëdha të mishit
duhet të vendosen horizontalisht në
koshin e sipërm. Bëni kujdes kur futni
ose nxirrni nga pajisja sende të mprehta,
si thikat.
Pirunët dhe lugët duhet të vendosen në
koshin e lëvizshëm të takëmeve me bisht nga
poshtë dhe thikat me bisht nga sipër.
electrolux 11