User manual

Lugët trazojini bashkë me takëme të tjera për
të mos lejuar që të ngjiten me njëra-tjetrën.
Për ta lehtësuar mbushjen e koshit
takëmeve, ulni dorezën e koshit të takëmeve.
Për të arritur rezultatet më të mira, ju
këshillojmë të përdorni skarat e takëmeve.
Nëse përmasat e takëmeve nuk lejojnë
përdorimin e skarave, këto të fundit mund të
futen lehtësisht brenda.
Koshi i takëmeve është i ndarë në dy pjesë,
gjë që e lejon të ndahet duke dhënë
fleksibilitet më të madh në vendosjen e
takëmeve. Për t'i ndarë këto dy pjesë,
rrëshqitini ato horizontalisht në drejtime të
kundërta dhe tërhiqini nga njëra-tjetra.
Për t'i ribashkuar, veproni në rend të kundërt
si më sipër.
Koshi i sipërm
Koshi i sipërm është për pjatëzat e vogla,
tasat e sallatës, filxhanët, gotat, tenxheret
dhe kapakët.
Vendosini enët mbi dhe nën varëset e
filxhanëve, në mënyrë që uji të mund të arrijë
të gjitha sipërfaqet.
12 electrolux