User manual

Shihni figurat për pozicionimin e duhur të
kunjave të buta. Për më shumë fleksibilitet
vendosjen e enëve brenda, kunjat mund të
vendosen në anën e majtë ose të djathtë të
koshit.
Pasi t'i keni pozicionuar siç duhet, shtypini
fort dhe sigurohuni që të mos lëvizin.
Kujdes PËRPARA SE TË MBYLLNI
DERËN, SIGUROHUNI QË KRAHËT
SPËRKATËS TË MUND TË
RROTULLOHEN LIRISHT.
Rregullimi i lartësisë së koshit të sipërm
Nëse lani pjata shumë të mëdha, mund t'i
vendosni ato në koshin e poshtëm pasi të
keni lëvizur koshin e sipërm në pozicionin më
të lartë.
Lartësia maksimale e enëve në koshin e
poshtëm
Me koshin e sipërm të
ngritur
31 cm
Me koshin e sipërm të
ulur
27 cm
Për ta ngritur koshin në pozicionin më të
sipërm, veproni si më poshtë:
1. Tërhiqni jashtë koshin derisa të ndalojë.
2. Ngrini lart dy anët me kujdes derisa të
mbërthehet mekanizmi dhe koshi të mos
lëvizë.
Për ta ulur koshin në pozicionin fillestar,
veproni si më poshtë:
1. Tërhiqni jashtë koshin derisa të ndalojë.
2. Ngrini lart me kujdes dy anët e tij dhe më
pas lini mekanizmin të zbresë poshtë
ngadalë, duke e mbajtur atë.
Mos e ngrini ose mos e ulni asnjëherë
koshin vetëm nga njëra anë
Kur koshi është në pozicionin më të lartë,
filxhanët nuk mund të vendosen në
varëset e filxhanëve.
Pasi ngarkoni pajisjen, mbylleni
gjithmonë derën, pasi dera e hapur
mund të paraqesë rrezik.
14 electrolux