User manual

PËRZGJEDHJA DHE STARTIMI I NJË PROGRAMI LARËS
E rëndësishme Vendosni përzgjedhjet
përpara fillimit të një programi larës. Kur një
program larës është në proces, nuk mund të
vendoset asnjë përzgjedhje tjetër. Nëse
është e rëndësishme të vendosni një
përzgjedhje, anuloni programin e larjes.
Përzgjidhni programin e larjes dhe
shtyrjen e fillimit të programit me
derën pak të hapur. Fillimi i
programit ose numërimi mbrapsht
deri në fillimin e shtyrë të programit,
do të aktivizohen vetëm pasi të keni
mbyllur derën. Deri në atë moment,
është e mundur të ndryshoni
përzgjedhjet
1. Kontrolloni që koshat të jenë ngarkuar në
mënyrë të saktë si dhe që krahët
spërkatës të jenë të lirshëm për t'u
rrotulluar.
2. Kontrolloni që rubineti i ujit të jetë i hapur.
3. Shtypni butonin On/Off. Pajisja duhet të
jetë në regjimin e vendosjes.
4. Përzgjidhni një program larës (shihni
tabelën "Programeve të larjes").
Kur është përzgjedhur një program, drita
përkatëse do të ndizet.
Mbyllni derën e enëlarëses, programi do
të fillojë automatikisht.
Përzgjedhja dhe fillimi i programit me
shtyrje të fillimit të programit
1. Pasi keni përzgjedhur një program larjeje,
shtypni butonin e shtyrjes së fillimit të
programit, derisa numri i orëve të shtyrjes
së fillimit të programit të shfaqet në
ekranin elektronik duke pulsuar.
Drita treguese e shtyrjes së fillimit të
programit është e ndezur.
2. Mbyllni derën e enëlarëses, numërimi
mbrapsht do të fillojë automatikisht.
Numri në ekran nuk do të pulsojë më por
do të fiksohet me një dritë të
pandryshueshme.
3. Numërimi mbrapsht do të ecë me
intervale kohe prej 1 ore.
4. Hapja e derës do të shkaktonte
ndërprerje të numërimit mbrapsht.
Mbylleni derën; numërimi mbrapsht do të
vazhdojë nga momenti në të cilin u
ndërpre.
5. Pasi numërimi mbrapsht i kohës të ketë
mbaruar, programi do të fillojë
automatikisht.
Drita treguese e shtyrjes së fillimit të
programit është e ndezur.
Përzgjedhja e programit të larjes dhe
shtyrjes së fillimit të programit mund të
bëhet edhe me derën e mbyllur.
Kur shtypni një prej butonave të
programit, keni VETËM 3 sekonda
kohë për të zgjedhur një program tjetër
apo shtyrjen e fillimit të programit.
Pas 3 sekondave, programi i zgjedhur
fillon automatikisht.
Paralajmërim Ndërpritni ose anuloni
një program larjeje në proces e
sipër, VETËM nëse është tepër e
nevojshme.
Kujdes! Kur dera është e hapur
mund të dalë që andej avull i nxehtë.
Hapeni derën me kujdes.
Ndërprerja e një programi larës në
proces e sipër
Hapni derën e enëlarëses; programi do të
ndalojë. Mbylleni derën; programi do të
fillojë nga momenti në të cilin u ndërpre.
Shtypni butonin On/Off, të gjitha dritat
treguese do të fiken. Shtypni sërish
butonin On/Off; programi do të fillojë nga
momenti në të cilin u ndërpre.
Anulimi i shtyrjes së fillimit të programit
ose një programi larës në proces e sipër
Shtypni njëkohësisht dhe mbani shtypur
butonin e anulimit derisa dritat e gjithë
programeve të ndizen.
Nëse anuloni shtyrjen e fillimit të programit,
edhe përzgjedhjet e programit të larjes
(përveç Multitab) do të anulohen.
Përzgjidhni sërish programin larës.
Nëse duhet të zgjidhni një program të ri
larës, kontrolloni që foleja e detergjentit të
jetë e mbushur me detergjent.
Përfundimi i programit të larjes
Pajisja ndalon automatikisht.
Drita treguese e programit të
sapopërfunduar do të mbetet e ndezur.
Në ekranin elektronik do të shfaqet zero.
1. Fikni pajisjen.
electrolux 17