User manual

2. Hapni derën e pajisjes dhe lëreni atë pak
të hapur duke pritur pak minuta përpara
se të nxirrni jashtë enët. Në këtë mënyrë
ato do të jenë më të ftohta dhe tharja do
të bëhet më mirë.
Nëse është vendosurt funksioni i
kursimit të energjisë, enët mund të
mbeten të njoma edhe pas përfundimit
të programit. Ju rekomandojmë ta lini
derën e pajisjes pak të hapur në mënyrë
që enët të thahen në mënyrë natyrale.
Modaliteti i pezullimit (Standby)
Nëse nuk e fikni pajisjen në përfundim të
programit të larjes, pajisja do të kalojë
automatikisht në modalitetin standby.
Modaliteti standby ul konsumin e energjisë.
Tre minuta pas përfundimit të programit, të
gjitha dritat treguese fiken dhe në ekranin
elektronik shfaqet një shirit horizontal. Shiriti
i dritës mbetet i ndezur.
Shtypni një nga butonat (jo butonin on/off),
për t'u kthyer në modalitetin e përfundimit të
programit.
ZBRAZJA E ENËLARËSES
Enët e nxehta janë të ndjshme ndaj
goditjeve. Për këtë arsye, enët duhen lënë
të ftohen përpara se të nxirren nga pajisja.
Boshatisni koshin e poshtëm në fillim e më
pas atë të sipërmin; kjo do të shmangë
rrjedhjen e ujit nga koshi i sipërm në enët
që ndodhen në koshin e poshtëm.
Në anët e derës së enëlarëses mund të
shfaqet ujë ndërsa pjesët prej inoksi do të
ftohen më shumë se enët.
Kur programi i larjes ka përfunduar,
këshillohet të hiqet pajisja nga priza
dhe të fiket rubineti.
PROGRAMET E LARJES
Programet e larjes
Programi Niveli i
ndotjes
Lloji i
ngarkesës
Përshkrimi i programit Kursimi i
energjisë
1)
2)
Çdo lloj Enë argjile,
takëme, tenxhere
dhe tiganë
Paralarja
Larja kryesore deri në 45°C ose
70°C
1 ose 2 shpëlarje të ndërmjetme
Shpëlarja përfundimtare
Tharja
Mund të
zgjidhet, ka
ndikim në
programin e
larjes.
Ndotje e
madhe
Enë argjile,
takëme, tenxhere
dhe tiganë
Paralarja
Larja kryesore deri në 70°C
2 shpëlarje të ndërmjetme
Shpëlarja përfundimtare
Tharja
Mund të
zgjidhet, ka
ndikim në
programin e
larjes.
3)
Ndotje
normale ose
e lehtë
Enë argjile dhe
takëme
Larja kryesore deri në 60°C
Shpëlarja përfundimtare
Mund të
zgjidhet, nuk ka
ndikim në
programin e
larjes.
4)
Ndotje
normale
Enë argjile dhe
takëme
Paralarja
Larja kryesore deri në 50°C
1 shpëlarje e ndërmjetme
Shpëlarja përfundimtare
Tharja
Mund të
zgjidhet, ka
ndikim në
programin e
larjes.
18 electrolux