User manual

Electrolux. Thinking of you.
Bëhuni edhe ju pjesë e botëkuptimit tonë në
www.electrolux.com
PËRMBAJTJA
Të dhëna për sigurinë 2
Përshkrim i produktit 4
Paneli I kontrollit 5
Përdorimi i parë 6
Vendosja e zbutësit të ujit 7
Përdorimi I kripës në enëlarëse 8
Përdorimi I lëndës shpëlarëse 9
Përdorimi I përditshëm 10
Mbushja e enëlarëses me takëme dhe enë
11
Përdorimi I detergjentit 15
"Funksioni Multitab" 16
Përzgjedhja dhe startimi I një programi larës
17
Zbrazja e enëlarëses 18
Programet e larjes 18
Kujdesi dhe pastrimi 19
Si të veprojmë nëse… 21
Të dhëna teknike 22
Instalimi 22
Lidhja e ujit 23
Lidhja elektrike 24
Probleme që lidhen me mjedisin 25
Rezervohet mundësia e ndryshimeve.
TË DHËNA PËR SIGURINË
Në interes të sigurisë tuaj si dhe për një
përdorim të saktë, përpara se të instaloni
dhe të përdorni për herë të parë pajisjen,
lexoni me kujdes këtë manual të
përdoruesit, duke përfshirë këshillat dhe
paralajmërimet. Për të shmangur
gabime dhe aksidente të panevojshme,
është e rëndësishme që të gjithë
personat që do të përdorin këtë pajisje,
të njohin mirë mënyrën e përdorimit dhe
veçoritë e sigurisë. Ruajini këto
udhëzime dhe sigurohuni që t'i
bashkëngjiten pajisjes në rast se do ta
falni apo do ta shisni atë, në mënyrë që
kushdo që do ta përdorë gjatë
jetëgjatësisë së saj, të jetë i mirinformuar
për përdorimin e pajisjes dhe sigurinë
ndaj saj.
Përdorimi i saktë
Enëlarësja është ndërtuar vetëm për larjen
e takëmeve shtëpiake të përshtatshme për
larjen në enëlarëse.
Mos fusni tretës në enëlarëse. Kjo mund të
shkaktojë shpërthim.
Thikat dhe takëmet e tjera me majë të
mprehtë duhet të vendosen në koshin e
takëmeve me majat e drejtuara poshtë ose
të vendosen të shtrira horizontalisht në
koshin e sipërm.
Përdorni vetëm produkte (detergjent, kripë
dhe shpëlarës) të përshtatshme për
enëlarëset.
Mos hapni derën, ndërsa pajisja është në
punë e sipër, pasi mund të dalë që andej
avull i nxehtë.
Mos nxirrni nga enëlarësja asnjë enë,
përpara se të mbarojë cikli i larjes.
Pas përdorimit, shkëputeni pajisjen nga
rrjeti elektrik dhe mbyllni çelësin e furnizimit
me ujë.
Ky produkt duhet të rishikohet vetëm nga
një inxhinier i autorizuar shërbimi, si dhe
duhen përdorur vetëm pjesë këmbimi
origjinale.
Në asnjë rast mos u përpiqni të riparoni
pajisjen vetë. Riparimet e kryera nga
persona pa përvojë, do të shkaktojnë
plagosje ose keqfunksionim serioz.
Kontaktoni Qendrën lokale të Shërbimit.
Këmbëngulni gjithmonë në përdorimin e
pjesëve të këmbimit origjinale.
Siguria e përgjithshme
Personat (duke përfshirë fëmijët) me aftësi
fizike dhe mendore të kufizuara pse me
mungesë përvoje dhe njohurish nuk duhet
ta përdorin pajisjen. Këta njerëz duhet të
jenë nën mbikëqyrje ose të udhëzohen për
përdorimin e pajisjes, nga një person
përgjegjës për sigurinë e tyre.
2 electrolux