User manual

3. Kthejeni dorezën me një rrotullim
pothuajse 1/4 në drejtim kundërorar dhe
nxirrni sistemin e filtrave
4.
Kapeni filtrin e trashë ( A ) nga doreza me
vrimë dhe nxirrni mikrofiltrin ( B ).
5. Pastroni gjithë filtrat plotësisht në ujë të
rrjedhshëm.
6. Nxirrni filtrin e rrafshët nga bazamenti i
dhomës së larjes dhe pastrojeni
plotësisht nga të dyja anët.
7. Vendoseni sërish filtrin e sheshtë në
bazamentin e dhomës së larjes dhe
sigurohuni që të jetë vendosur mirë.
8. Vendoseni filtrin e trashë ( A ) brenda në
mikrofiltrin ( B ) dhe shtypini të dyja
bashkë.
9. Vendoseni sistemin e kombinuar të
filtrave në vend dhe mbërthejeni duke e
rrotulluar dorezën në drejtim orar derisa
të ndalojë. Gjatë këtij procesi, sigurohuni
që filtri i rrafshët të mos ketë dalë jashtë
bazamentit të dhomës së larjes.
Mos e përdorni KURRË enëlarësen
pa filtrat. Rivendosja dhe montimi i
gabuar i filtrave do të sjellë rezultate
të dobëta të larjes, si dhe mund
dëmtojë pajisjen.
Mos u përpiqni KURRË të çmontoni
krahët spërkatës.
Nëse vrimat e krahëve spërkatës janë
bllokuar nga mbetjet e ndotjeve,
pastrojini ato me ndihmën e një
kruajtëseje dhëmbësh.
Pastrimi i jashtëm
Pastroni sipërfaqet e jashtme të pajisjes dhe
panelin e kontrollit me një leckë të butë të
njomë. Nëse është e nevojshme përdorni
detergjent neutralë. Mos përdorni kurrë
produkte gërryese, materiale të ashpra ose
tretës (si aceton, trikloroetilen, etj....).
Pastrimi i brendshëm
Sigurohuni që guarnicionet përreth derës,
foletë e detergjentit dhe shpëlarësit të
pastrohen rregullisht me një leckë të njomë.
Ju këshillojmë të kryeni çdo 3 muaj një
program larjeje për enë të ndotura shumë,
por pa enë brenda.
Kohë të gjata mos-përdorimi
Nëse nuk do ta përdorni pajisjen për një
periudhë të gjatë, ju këshillojmë:
1. Të hiqni pajisjen nga priza e më pas të
mbyllni ujin.
2. Të lini derën pak të hapur për të
shmangur formimin e erërave të
pakëndshme.
3. Të lini të pastër brendësinë e pajisjes.
Parandalim i formimit të brymës
Mos e vendosni pajisjen në një vend ku
temperaturat shkojnë nën 0°C. Nëse kjo
është pashmangshme, zbrazeni pajisjen,
mbyllni derën e pajisjes, çmontojeni tubin e
hyrjes së ujit dhe zbrazeni atë.
Lëvizja e pajisjes
Nëse ju duhet të lëvizni pajisjen (kur ndërroni
shtëpi, etj....):
1. Hiqeni atë nga priza.
2. Mbyllni rubinetin e ujit.
3. Hiqni tubin e hyrjes së ujit dhe zbrazni
tubat e gomuar.
4. Tërhiqeni pajisjen jashtë bashkë me
tubat.
Bëni kujdes të mos anoni pajisjen gjatë
zhvendosjes.
20 electrolux