User manual

Rezultatet e larjes nuk janë të kënaqshme
Enët nuk janë të
pastra
Është zgjedhur programi i gabuar për larjen.
Enët janë vendosur në mënyrë të tillë që e pengojnë ujin të arrijë në të gjitha
pjesët e sipërfaqes. Koshat nuk duhet të mbingarkohen.
Krahët spërkatës nuk rrotullohen lirisht për shkak të vendosjes së pasaktë
të enëve.
Filtrat në bazamentin e dhomës së larjes janë të pisët ose të keqvendosur.
Është përdorur shumë pak ose aspak detergjent.
Në rastet kur në enë ka depozitime shtresash gëlqerore; mbajtësja e kripës
është bosh ose është vendosur një nivel i pasaktë i zbutësit të ujit.
Lidhja e tubit të kullimit nuk është e saktë.
Kapaku i mbajtëses së kripës nuk është mbyllur mirë.
Enët janë të njoma
dhe të turbullta
Nuk është përdorur shpëlarës.
Foleja e shpëlarësit është bosh.
Në gota dhe enë ka
rrëke, njolla të
bardha ose veshje
turbullire
Pakësoni sasinë e përdorur të shpëlarësit.
Pikat e ujit janë
tharë mbi gota dhe
enë
Shtoni sasinë e përdorur të shpëlarësit.
Shkak për këtë mund të jetë detergjenti. Kontaktoni kujdesin e klientit të
prodhuesit të detergjentit.
Nëse, pas gjithë këtyre kontrolleve, problemi
vazhdon, kontaktoni Qendrën lokale të
Shërbimit.
TË DHËNA TEKNIKE
Përmasat Gjerësia cm 59,6
Lartësia cm 81,8 - 89,8
Thellësia cm 57,5
Lidhja elektrike - Voltazhi - Fuqia
e përgjithshme - Siguresa
Informacioni mbi lidhjen elektrike jepet në pllakëzën e të dhënave
në anën e brendshme të derës së larëses së enëve.
Presioni i furnizimit me ujë Minimumi 0,05 kPa (0,5 bar)
Maksimum 0,8 kPa (8 bar)
Kapaciteti Përzgjedhjet e vendit 12
INSTALIMI
Paralajmërim Çdo ndërhyrje
elektrike dhe/ose hidraulike e
nevojshme për instalimin e kësaj
pajisjeje, duhet kryer nga një
elektriçist dhe/ose hidraulik i
kualifikuar ose nga një person i aftë.
Hiqni gjithë paketimet përpara se të
poziciononi pajisjen.
Nëse është e mundur, pozicionojeni pajisjen
ngjitur me një rubinet uji dhe kullimi.
Kjo enëlarëse është prodhuar për t'u
ndërfutur në dollapët apo planet e punës së
kuzhinës.
Kujdes! Ndiqni me kujdes udhëzimet që
gjeni në shembullin e bashkëngjitur për
montimin e enëlarëses dhe ndërfutjen në
mobilie.
Nuk janë të nevojshme zgavra shtesë për
ajrosjen e enëlarëses, por vetëm për të bërë
të mundur kalimin e tubit të kullimit dhe
kabllos së ushqimit elektrik.
Enëlarësja ka këmbëza të rregullueshme për
të mundësuar rregullimin e lartësisë.
Gjatë gjithë proceseve që kryhen në pjesët e
brendshme të enëlarëses, ajo duhet hequr
nga priza.
22 electrolux