User manual

Kur fusni pajisjen në vend, sigurohuni që tubi
i hyrjes së ujit, tubi i kullimit dhe kabllo i
ushqimit elektrik të mos jenë të përthyer apo
të shkelur.
Mbështetja e sigurt në njësitë ngjitur
Enëlarësja duhet të mbështetet mirë duke
mos u anuar.
Për këtë arsye, sigurohuni që mobilja nën të
cilën enëlarësja është vendosur, është e
siguruar mirë në një strukturë të fiksuar
(dollapë kuzhine, bufe, mur).
Nivelimi
Nivelimi i mirë është thelbësor për mbylljen
dhe puthitjen e mirë të derës.
Kur pajisja është e niveluar në mënyrë të
saktë, dera nuk prek asnjërën nga anët e
dollapit anësor.
Nëse dera nuk mbyllet në mënyrë të saktë,
lironi ose shtrëngoni këmbëzat e
rregullueshme derisa pajisja të jetë në nivel.
LIDHJA E UJIT
Lidhja e tubit të hyrjes së ujit
Kjo pajisje mund të lidhet ose te një sistem
me ujë të nxehtë (maks. 60°) ose ujë të ftohtë.
Me një burim uji të nxehtë mund të kurseni
në mënyrë të ndjeshme energji. Gjithsesi, kjo
varet nga mënyra si prodhohet uji i nxehtë.
(Ju këshillojmë burime alternative energjie që
janë më pak të dëmshme për ambientin, si
psh. panele diellore ose fotovoltaike dhe
burime energjie nga erë).
Për ta kryer vetë këtë lidhje, dadoja
bashkuese e futur në tubin e furnizimit me ujë
të pajisjes, vidhoset në një grykë 3/4" ose në
një rubinet të posaçëm me çiftim të shpejtë
si me Shtypje-Bllokim.
Presioni i ujit duhet të jetë brenda kufijve të
dhënë në "Specifikimet Teknike. Autoritetet
lokale të Ujësjellësit, mund t'ju informojnë
mbi presionin mesatar të ujit në zonën tuaj.
Tubi i hyrjes së ujit nuk duhet të përdridhet,
të shtypet ose të ngatërrohet kur lidhet.
Pajisja përmban tubat e hyrjes dhe të kullimit
të ujit, të cilat mund të vendosen si në të
majtë ashtu edhe në të djathtë me ndihmën
e dados mbërthyese, për t'iu përshtatur
instalimit. Dadoja mbërthyese duhet të
mbërthehet saktë për të shmangur
rrjedhje uji.
Nëse pajisja është e lidhur me tuba të rinj ose
me tuba që nuk janë përdorur për një kohë
të gjatë, duhet të lëshoni nëpër to ujë të
rrjedhshëm për pak minuta, përpara se të
lidhni tubin e furnizimit me ujë.
MOS përdorni tuba lidhës që janë
përdorur më parë për një pajisje tjetër të
vjetër.
Kjo pajisje është pajisur me mekanizma
sigurie që parandalojnë ujin e përdorur
në pajisje të kthehet mbrapsht në
sistemin e ujit të pijshëm. Kjo pajisje
është në përputhje me rregullat e
zbatueshme hidraulike.
Tubi i hyrjes së ujit me valvulin e sigurisë
Pasi lidhni tubin e dyfishtë të hyrjes së ujit,
valvula e sigurisë është ngjitur me rubinetin.
Si rrjedhojë, tubi i hyrjes së ujit është nën
presion vetëm gjatë kohës që hyn uji. Nëse
tubi i hyrjes së ujit fillon të rrjedhë gjatë punës,
valvuli i sigurisë e ndërpret ujin e rrjedhshëm.
Lutemi bëni kujdes kur instaloni tubin e hyrjes
së ujit:
Kablli elektrik për valvulin e sigurisë
ndodhet në tubin e dyfishtë të hyrjes së ujit.
Mos e zhytni në ujë tubin e hyrjes së ujit
ose valvulën e sigurisë.
Nëse tubi i hyrjes së ujit pse valvuli i sigurisë
është e dëmtuar, hiqeni nga priza
menjëherë spinën kryesore.
Tubi i hyrjes së ujit me valvulin e sigurisë
duhet zëvendësuar vetëm nga një
specialist ose nga Qendra e Shërbimit.
Paralajmërim Voltazh i rrezikshëm
electrolux 23