User manual

Detergjentët e enëlarëses mund të
shkaktojnë djegie kimike të syve, gojës
apo fytit tuaj. Ato mund të rrezikojnë jetën
tuaj! Respektoni udhëzimet e sigurisë së
prodhuesit të detergjentit të enëlarëses.
Uji brenda pajisjes tuaj nuk është i pijshëm.
Mbetjet e detergjentit mund të kenë
mbetur ende brenda pajisjes tuaj.
Sigurohuni që dera e enëlarëses të jetë
gjithmonë e mbyllur, gjatë kohës që nuk
është duke u mbushur apo zbrazur me
enë. Në këtë mënyrë, do të shmangni
rrezikun që dikush të pengohet apo
lëndohet tek dera.
Mos u ulni e mos peshoni mbi derën e
hapur.
Siguria e fëmijëve
Kjo pajisje është ndërtuar për t'u përdorur
nga të rriturit. Fëmijët duhet të mbikëqyren
për t'u siguruar se nuk luajnë me pajisjen.
Mbajini të gjitha materialet e paketimit larg
fëmijëve. Ka rrezik asfiksimi.
Mbajini të gjithë detergjentët në një vend të
sigurt e të paarritshëm për fëmijët.
Mbajini fëmijët larg enëlarëses, gjatë kohës
që dera e saj është e hapur.
Instalimi
Kontrollojeni enëlarësen tuaj për ndonjë
dëmtim gjatë transportit. Mos vini kurrë në
punë një pajisje të dëmtuar. Nëse
enëlarësja juaj është e dëmtuar, kontaktoni
shitësin tuaj.
Përpara përdorimit, pajisja duhet
shpaketuar tërësisht.
Çdo ndërhyrje elektrike apo hidraulike e
nevojshme për instalimin e kësaj pajisjeje,
duhet kryer nga një person i kualifikuar dhe
i aftë.
Për arsye sigurie, është e rrezikshme të
ndryshoni specifikimet apo të përpiqeni ta
modifikoni këtë produkt në çdo mënyrë të
mundshme.
Mos e vini kurrsesi enëlarësen në punë,
nëse kabllo i ushqimit dhe tubat e ujit janë
të dëmtuar; apo nëse paneli i kontrollit,
pjesa e sipërme ose bazamenti janë të
dëmtuara në atë mënyrë që brendësia e
pajisjes është lehtësisht e arritshme.
Kontaktoni qendrën lokale të Shërbimit, në
mënyrë që të shmangni rrezikun.
Asnjë nga anët e pajisjes nuk duhet
shpuar, në mënyrë që të parandalohen
dëmtime të pjesëve hidraulike dhe
elektrike.
Paralajmërim Për lidhjet elektrike
dhe ato me ujin, ndiqni me kujdes
udhëzimet e dhëna në paragrafët e
veçantë.
electrolux 3