User manual

Regjistrimi elektronik
Enëlarësja është paravendosur në
përzgjedhjen 5.
1. Ndizni pajisjen. Enëlarësja duhet të jetë
në modalitetin e përzgjedhjes.
2. Shtypni dhe mbani shtypur njëkohësisht
butonat e funksionit B dhe C. Dritat
treguese të programit që ndodhen mbi
butonat e funksionit A, B dhe C fillojne të
pulsojnë.
3. Shtypni butonin e funksionit A, dritat
treguese të programit sipër butonave të
funksionit B dhe C fiken. Drita treguese e
programit mbi butonin e funksionit A
vazhdon të pulsojë. Në ekranin elektronik
shfaqet niveli aktual.
Shembuj:
Në ekranin elektronik do të shfaqet
=
niveli 5
Në ekranin elektronik do të shfaqet
= niveli 10
4. Për të ndryshuar nivelin, shtypni butonin
e funksionit A. Niveli ndryshon me çdo
shtypje të këtij butoni. (Për zgjedhjen e
nivelit të ri, shihni tabelën).
Shembuj:
nëse niveli aktual është 5, duke shtypur
butonin e funksionit A një herë, zgjidhni
nivelin 6.
nëse niveli aktual është 10, duke shtypur
butonin e funksionit A një herë, zgjidhni
nivelin 1.
5. Për të memorizuar këtë proces, fikni
pajisjen.
PËRDORIMI I KRIPËS NË ENËLARËSE
Paralajmërim
Përdorni vetëm kripën e prodhuar
posaçërisht për përdorim në enëlarëse. Të
gjitha llojet e tjera të kripës që nuk janë të
përshtatshme për përdorimin në enëlarëse,
veçanërisht tabletat e kripës, do të dëmtojnë
impiantin e zbutjes së ujit. Hidheni kripën
brenda , vetëm përpara se të filloni një nga
programet e plota të larjes. Kjo do të pengojë
çdo grimcë të kripës apo ujë të kripur, që
mund të jetë shpërndarë, të depozitohen në
fund të pajisjes për çdo periudhë kohore, gjë
që mund të sjellë gërryerje.
Për ta mbushur:
1. Hapni derën, nxirrni jashtë koshin e
poshtëm dhe zhvidhosni kapakun e
mbajtëses së kripës duke e rrotulluar atë
në drejtim kundërorar.
2.
Hidhni 1 litër ujë brenda në mbajtëse (kjo
është e nevojshme vetëm përpara se
të hidhni kripën për herë të parë) .
3. Me anën e hinkës që keni marrë bashkë
me pajisjen, hidhni kripën derisa
mbajtësja të jetë mbushur plot.
4. Rivendoseni kapakun duke u siguruar se
nuk ka mbetur asnjë gjurmë kripe në
vidën e filetuar ose në guarnicion.
5. Rivendoseni kapakun sërish duke e
rrotulluar në drejtim orar, derisa të ndalojë
me një kërcitje.
Mos u shqetësoni nëse uji derdhet nga
njësia kur jeni duke hedhur kripën, kjo
është më se normale.
8 electrolux