User manual

Drita treguese e kripës në panelin e
kontrollit mund të mbetet e ndezur
për 2-6 orë pasi keni rimbushur
mbajtësen me kripë, nëse
enëlarësja do të qëndrojë e ndezur.
Nëse përdorni kripëra, të cilave u
duhet më shumë kohë që të
shkrijnë, atëherë kjo mund të
kërkojë më shumë kohë.
Funksionimi normal i pajisjes nuk
ndikohet.
PËRDORIMI I LËNDËS SHPËLARËSE
Paralajmërim Përdorni vetëm
shpëlarës origjinalë të përshtatshëm për
enëlarëse.
Mos e mbushni kurrë folenë e
shpëlarësit me substanca të tjera (p.sh.
agjentë pastrues për enëlarësen,
detergjent të lëngshëm). Kjo do ta
dëmtonte pajisjen.
Shpëlarësi siguron një shpëlarje të plotë
si dhe shmang tharjen e stërkalave dhe
rrëkeve nëpër enë.
Shpëlarësi shtohet automatikisht gjatë
procesit të fundit të shpëlarjes.
1. Hapni mbajtësen duke shtypur dhe
lëshuar butonin (A).
2. Hidhni shpëlarësin në folenë përkatëse.
Niveli maksimal i mbushjes tregohet nga
shenja "max.
Mbajtësja mban afro 110 ml shpëlarës,
që është i mjaftueshëm për ciklet e larjes
midis 16 dhe 40, në varësi të
përzgjedhjes së sasisë.
3. Sigurohuni që kapaku të jetë mbyllur pas
çdo rimbushjeje.
Pastroni me një leckë thithëse çdo
rrjedhje shpëlarësi gjatë mbushjes, për
të shmangur shkumëzimin e tepërt gjatë
larjes së ardhshme.
Në varësi të rezultateve të arritura të
shkëlqimit dhe tharjes, rregulloni dozimin e
shpëlarësit me anën e përzgjedhësit me 6
pozicione (ku pozicioni 1= dozimi minimal,
pozicioni 6= dozimi maksimal).
Dozimi është paravendosur në përzgjedhjen
4.
Rriteni dozimin nëse nëpër enë kanë mbetur
pika uji apo njolla rrëkeje.
Pakësojeni atë nëse nëpër enë kanë mbetur
të ngjitura rrëke të bardha apo një shtresë e
turbullt nëpër qelqurina apo tehet e thikave.
electrolux 9