User manual

7.2 Vendosja dhe startimi i një
programi
Funksioni Auto Off
Për të ulur konsumin e energjisë, ky
funksion çaktivizon automatikisht pajisjen
pas pak minutash kur:
Dera nuk është mbyllur.
Nuk keni shtypur Start për të nisur
programin.
Programi ka mbaruar.
Nisja e një programi pa shtyrje
programi
1.
Hapni rubinetin e ujit.
2. Shtypni butonin e ndezjes/fikjes për të
aktivizuar pajisjen. Ndizet treguesi dhe
kohëzgjatja e programit të fundit të
vendosur.
3. Mbyllni derën e pajisjes.
4.
Vendosni një program.
Nëse dëshironi që të nisni
programin e fundit të vendosur,
shtypni Start
Nëse dëshironi që të vendosni
programin MyFavourite, shtypni
MyFavourite. Ndizen treguesit që
lidhen me programin dhe opsionet e
MyFavourite.
Nëse dëshironi të vendosni një
program tjetër, shtypni Program
vazhdimisht derisa të ndizet treguesi
i programit që dëshironi. Ju mund të
vendosni edhe opsionet e
disponueshme.
Ekrani tregon kohëzgjatjen e
programit.
5. Shtypni Start për ta nisur programin.
Kur fillon programi, duket vetëm
kohëzgjatja dhe shiriti i programit.
Nëse dëshironi të shihni se cili
program dhe opsione janë
vendosur, shtypni një fushë çfarëdo
(jo Reset). Programi dhe opsionet e
vendosura bëhen të dukshme për
pak sekonda.
Kohëzgjatja e programit fillon të ulet
me intervale kohe prej 1 minute.
Nisja e një programi me shtyrjen
e fillimit të programit
1. Vendosni programin.
2. Shtypni Delay vazhdimisht derisa
ekrani të tregojë kohën e shtyrjes që
doni të vendosni (nga 1 deri në 24
orë). Treguesi Delay ndizet. Treguesi i
programit, shiriti i programit dhe
treguesit e opsionit nuk duken më.
3.
Shtypni Start për ta nisur numërimin
mbrapsht.
Nëse dëshironi të shihni se cili
program dhe opsione janë
vendosur, shtypni një fushë çfarëdo
(jo Reset). Programi dhe opsionet e
vendosura bëhen të dukshme për
pak sekonda.
Kur përfundon numërimi mbrapsht, fillon
programi.
Hapja e derës ndërkohë që
pajisja punon
Nëse e hapni derën, pajisja ndalon. Kur e
mbyllni derën, pajisja vazhdon nga pika ku
u ndërpre.
Anulimi i shtyrjes së programit
ndërsa funksionon numërimi
mbrapsht
1. Shtypni dhe mbani shtypur Reset
derisa të ndizet kohëzgjatja dhe
programi i vendosur.
2. Shtypni Start për ta nisur programin.
Anulimi i shtyrjes së programit
anulon edhe opsionet e
vendosura (përveç Multitab).
Sigurohuni që përpara se të
shtypni Start, të vendosni sërish
opsionet.
Anulimi i programit
Mbani shtypur Reset për pak sekonda.
Sigurohuni që të ketë detergjent
në kutinë e detergjentit përpara se
të filloni një program të ri.
Në përfundim të programit
Në ekran shfaqet 0:00.
Treguesi i programit fiket.
14
www.electrolux.com