User manual

7. OPSIONET
Opsionet e dëshiruara mund
të aktivizohen kurdo përpara
nisjes së një programi.
Nuk mund t'i aktivizoni ose
çaktivizoni opsionet gjatë
kryerjes së një programi.
Jo të gjitha opsionet
përputhen me njëra-tjetrën.
Nëse keni zgjedhur opsione
që nuk përputhen, pajisja
çaktivizon automatikisht
njërin ose më shumë prej
tyre. Vetëm treguesit e
opsioneve ende aktive
qëndrojnë ndezur.
7.1 XtraDry
Aktivizojeni këtë opsion kur të doni të
rrisni performancën në tharje. Me
përdorimin e këtij opsioni, mund të
ndryshojë kohëzgjatja e disa
programeve, konsumi i ujit dhe
temperatura e shpëlarjes së fundit.
Opsioni XtraDry nuk është opsion i
përhershëm dhe mund të zgjidhet në çdo
cikël.
Aktivizimi i XtraDry
Shtypni . Treguesi përkatës ndizet.
Ekrani tregon kohëzgjatjen e përditësuar
të programit.
7.2 TimeManager
Ky opsion rrit presionin dhe
temperaturën e ujit. Fazat e larjes dhe të
tharjes janë më të shkurtra.
Kohëzgjatja totale e programit ulet me
rreth 50%.
Rezultatet e larjes janë të njëjta me
kohëzgjatjen e programit normal.
Rezultatet e tharjes mund të ulen.
Mënyra e aktivizimit të
TimeManager
Shtypni , treguesi përkatës ndizet.
Nëse opsioni nuk është i zbatueshëm
për programin, treguesi përkatës nuk
ndizet ose pulson shpejt për disa
sekonda dhe më pas fiket.
Ekrani tregon kohëzgjatjen e përditësuar
të programit.
8. PËRPARA PËRDORIMIT TË PARË
1. Sigurohuni që niveli i aktual i
zbutësit të ujit të përkojë me
fortësinë e ujit nga ujësjellësi.
Nëse jo, përshtatni nivelin e
zbutësit të ujit.
2. Mbushni kutinë e kripës.
3. Mbushni shpërndarësin e shpëlarësit.
4. Hapeni rubinetin e ujit.
5. Nisni një program për të hequr çdo
mbetje të përpunuar që mund të jetë
ende brenda pajisjes. Mos përdorni
detergjent dhe mos i ngarkoni
koshat.
Kur nisni një program, pajisjes mund t'i
duhen deri në 5 minuta për të ringarkuar
solucionin në zbutësin e ujit. Duket sikur
pajisja nuk po punon. Faza e larjes fillon
vetëm pasi kjo procedurë të ketë
përfunduar. Procedura do të përsëritet
në mënyrë periodike.
8.1 Kutia e kripës
KUJDES!
Përdorni vetëm kripë
specifike për enëlarëse.
Kripa përdoret për të ringarkuar
solucionin në zbutësin e ujit dhe për të
garantuar rezultate të mira larjeje në
përdorimin e përditshëm.
www.electrolux.com12