User manual

KUJDES!
Pozicionimi i pasaktë i
filtrave mund të sjellë
rezultate të këqija larjeje dhe
dëmtim të pajisjes.
11.2 Pastrimi i krahut të sipërm
spërkatës
Rekomandojmë të pastroni rregullisht
krahun e sipërm spërkatës për të
shmangur bllokimin e vrimave nga
ndotja.
Vrimat e bllokuara mund të sjellin
rezultate të pakënaqshme larjeje.
1. Tërhiqni jashtë koshin e sipërm.
2. Për të shkëputur krahun spërkatës
nga koshi, shtypni krahun spërkatës
lart në drejtimin e treguar nga
shigjeta e poshtme dhe njëkohësisht
rrotullojeni në drejtim të akrepave të
orës.
3. Lajeni krahun spërkatës në ujë të
rrjedhshëm. Përdorni një mjet të hollë
me majë, p.sh. kruajtëse dhëmbësh,
për të hequr mbetjet e ndotjes nga
vrimat.
4. Për të vendosur sërish krahun
spërkatës në kosh, shtypni krahun
spërkatës lart në drejtimin e treguar
nga shigjeta e poshtme dhe
njëkohësisht rrotullojeni në drejtim të
kundërt të akrepave të orës derisa të
ngecë në vend.
11.3 Pastrimi i jashtëm
Pastrojeni pajisjen me një leckë të
butë të lagësht.
Përdorni vetëm detergjente neutrale.
Mos përdorni produkte gërryese,
materiale pastruese të ashpra ose
tretës.
11.4 Pastrimi i brendshëm
Pastroni me kujdes pajisjen me një
leckë të butë e të njomë, duke
përfshirë llastikun prej gome të derës.
Nëse përdorni rregullisht programe
me kohëzgjatje të shkurtër, këto mund
të lënë depozita yndyre dhe çmërsi
brenda pajisjes. Për të parandaluar
këtë, rekomandojmë të përdorni
programe me kohëzgjatje të gjatë të
paktën 2 herë në muaj.
www.electrolux.com18