User manual

Problemi dhe kodi i
alarmit
Shkaku i mundshëm dhe zgjidhja
Bie automati nga pajisja. Amperazhi është i pamjaftueshëm për të furnizuar
njëkohësisht të gjitha pajisjet në përdorim.
Kontrolloni amperazhin e prizës dhe kapacitetin e
matësit ose fikni një prej pajisjeve që jeni duke
përdorur.
Defekt i brendshëm elektrik i pajisjes. Kontaktoni me
një qendër të autorizuar shërbimi.
Referojuni "Përpara
përdorimit të parë",
"Përdorimi i përditshëm"
ose "Udhëzime dhe
këshilla" për shkaqet e tjera
të mundshme.
Pasi ta keni kontrolluar pajisjen,
çaktivizojeni dhe aktivizojeni pajisjen.
Nëse problemi ndodh përsëri, lidhuni me
qendrën e autorizuar të shërbimit.
Për kodet e alarmit që nuk përshkruhen
në tabelë, kontaktoni me qendrën e
autorizuar të shërbimit.
12.1 Rezultatet e larjes dhe të tharjes nuk janë të kënaqshme
Problemi Shkaku i mundshëm dhe zgjidhja
Rezultate të pakënaqshme
larjeje.
Referojuni "Përdorimi i përditshëm", "Udhëzime
dhe këshilla" dhe fletëpalosjes për mbushjen e
koshave.
Përdorni programe me larje më intensive.
Pastroni injektorët e krahëve spërkatës dhe filtrin.
Referojuni kapitullit "Kujdesi dhe pastrimi".
Rezultate të pakënaqshme
tharjeje.
Takëmet janë lënë shumë kohë brenda pajisjes së
mbyllur.
Nuk ka shpëlarës ose dozimi i shpëlarësit nuk
është i mjaftueshëm. Vendoseni kutinë e
shpëlarësit në nivel më të lartë.
Artikujt plastikë mund të kenë nevojë të thahen me
peshqir.
Për performancë më të mirë në tharje, aktivizoni
opsionin XtraDry.
Rekomandojmë të përdorni gjithmonë shpëlarës,
edhe në kombinim me tableta të shumëfishta.
Ka vija të bardha ose
shtresa me ngjyrë blu mbi
gota dhe enë.
Sasia e lëshuar e shpëlarësit është tepër e madhe.
Rregullojeni nivelin e shpëlarësit në një nivel më të
ulët.
Sasia e detergjentit është tepër e madhe.
SHQIP 21