User manual

8.2 Mbushja e kutisë së
shpëlarësit
A
B
C
KUJDES!
Përdorni vetëm shpëlarës të
posaçëm për lavastovilje.
1. Hapni kapakun (C).
2. Mbusheni kutinë (B) derisa
shpëlarësi të arrijë në shenjën
''MAX''.
3. Hiqni shpëlarësin e derdhur me një
leckë thithëse për të parandaluar
formimin e shkumës së tepërt.
4. Mbyllni kapakun. Sigurohuni që
kapaku të ngecë në vend.
Mbusheni kutinë e
shpëlarësit kur treguesi (A)
pastrohet.
9. PËRDORIMI I PËRDITSHËM
1. Hapeni rubinetin e ujit.
2. Shtypni butonin e ndezjes/fikjes për
të aktivizuar pajisjen.
Sigurohuni që pajisja të jetë në regjimin e
përzgjedhjes së programit.
Nëse treguesi i kripës është i
ndezur, mbushni kutinë e kripës.
Nëse treguesi i shpëlarësit është i
ndezur, mbushni shpërndarësin e
shpëlarësit.
3. Mbushni koshat.
4. Shtoni detergjentin.
5. Vendosni dhe nisni programin e
duhur sipas llojit të ngarkesës dhe të
nivelit të ndotjes.
9.1 Comfort Lift
KUJDES!
Mos u ulni mbi skarë ose
mos ushtroni trysni të tepërt
mbi koshin e kyçur.
KUJDES!
Mos e tejkaloni kapacitetin
maksimal të ngarkesës 18
kg.
KUJDES!
Sigurohuni që artikujt të mos
dalin jashtë kornizës së
koshit sepse kjo mund të
shkaktojë dëmtime të
artikujve dhe të mekanizmit
Comfort Lift.
Mekanizmi Comfort Lift lejon ngritjen të
skarës së poshtme lart (në nivelin e dytë
të skarës) dhe uleni poshtë për t'i
ngarkuar dhe shkarkuar enët lehtë.
Për të ngarkuar ose shkarkuar koshin e
poshtëm:
1. Ngrini koshin duke tërhequr skarën
jashtë lavastoviljes me anë të
dorezës së koshit. Nuk duhet të
përdoret doreza e këmbëzës.
SHQIP 15